Kryeministrit i vjen dita të tregohet 'kreativ', Kurti dhe Vuçiq konfirmojnë takimin në Bruksel

Kryeministrit i vjen dita të tregohet 'kreativ', Kurti dhe Vuçiq konfirmojnë takimin në Bruksel

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, disa herë e ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Ftesa u bë, dhe që të dy, e pranuan atë. Fiks pas 10 ditëve, dy liderët do të udhëtojnë për në Bruksel. A do të tregohet kryeministri “kreativ”? Dialogu Kosovë-Serbi pritet të vazhdojë, madje një mesazh i tillë, u dha në letrat që shtetet aleate ia dërguan presidentes Vjosa Osmani, me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë.

Bisedimet pritet që të rifillojnë të hënën e 27 shkurtit, dhe siç u konfirmua nga Bashkimi Evropian në një komunikatë për media, të dyja palët kanë pranuar ftesën. Në njoftimin e BE-së nuk janë dhënë detaje të hollësishme, por përfaqësuesit evropianë, duket se fillimisht do të mbajnë takime të ndara, e më pas një bashkë me Kurtin e Vuçiqin.

“Përfaqësuesi i lartë, i përkrahur nga emisari Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të ndara me të dy liderët, më pas një takim të përbashkët." - është bërë e ditur nga BE-ja.

Mes tjerash, në njoftim është thënë se takimi do të fokusohet në propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Nuk dihet nëse formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, një temë e shumëpërfolur kohëve të fundit, do të diskutohet në takim. Megjithatë, vlen të theksohet se kryeministri Kurti ka paraqitur gjashë kushte për zbatimin e kësaj marrëveshje, të cilat, BE-ja ka konfirmuar se “i ka vënë re”.

“Kemi vënë re deklaratat e bëra nga kryeministri Kurti lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë gjatë seancës plenare të 2 shkurtit. Forumi për të diskutuar themelimin e Asociacionit, si dhe çdo propozimi tjetër që dy palët mund të kenë, është brenda dialogut. BE-ja është e gatshme të ndërmjetësojë diskutimet për Asociacionin në takimet e ardhshme të dialogut.” – kishte deklaruar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Kryeministri Kurti për një kohë të gjatë ka kërkuar që të zhvillohet një takim në Bruksel, tani që data është caktuar, shtrohet pyetja: “A do të tregohet ai kreativ?”. Kjo, vetëm sepse ai kishte thënë se do të jetë kreativ nëse ftohen për diskutime. Kryeministri në një intervistë për Deutsche Welle, kishte folur pak rreth “pikave të rendit të ditës” për takimet me Vuçiç.

“Nga data 18 gusht, takimet tona kanë strukturë të qartë, takimi zhvillohet në Bruksel, me ftesën e Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili ndihmohet nga emisari i tij, Miroslav Lajçak, me pikën e parë të rendit të ditës; korniza e përgjithshme e marrëveshjes dhe pika e dytë është ‘çështjet aktuale’. Unë pres që të bëjmë dialog për marrëveshje dhe pres që së shpejti zoti Borrell të na ftojë, por kur do ta bëj ai këtë, natyrisht se varet prej vlerësimeve të tij. Nga ana ime, unë kam shprehur gatishmërinë, vullnetin, interesimin dhe do të jem konstruktiv, i përkushtuar e kreativ.” – kishte thënë ai.

Kujtojmë se para disa ditësh, emisari Miroslav Lajçak qëndroi për vizitë në Kosovë, ku u takua me Kurtin e Bislimi në një drekë pune në një prej hoteleve në kryeqytet. Edhe pas këtij takimi, emisari evropian do të bënte një deklaratë që tërhoqi mjaft shumë vëmendje, duke thënë se “Kosova e ka pranuar planin franko-gjerman”.

“Udhëtova në Prishtinë për të takuar kryeministrin @albinkurti dhe zv. kryeministrin @BislimiBesnik dhe në Beograd për të bërë të njëjtën gjë me @predsednikrs @avucic dhe @PetkovicPetar. Më vjen mirë që edhe Kosova tani e pranoi Propozimin në parim. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në një takim të nivelit të lartë.” – kishte thënë Lajçak përmes një shkrimi në Twitter./ Nacionale

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora

Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora