Brnabić ka studjuar marketing në Universitetin Northwood në Michigan dhe Universitetin Hull në Angli.
Pas studimeve 41-vjeçarja Brnabić ka punuar në disa projekte të BE-së dhe të Agjencisë Amerikane USAID në Serbi. Pas kësaj, ajo ishte drejtore e kompanisë amerikane Continental Wind Serbia (CWS), që merret me zhvillimin e parqeve me mullinj ere për përfitimin e energjisë elektrike. Përveç gjuhës angleze, ajo flet rrjedhshëm dhe rusisht.
Brnabić nuk i përket asnjë partie poltike dhe është “eksperte e pavarur”, gjë që konsiderohet si cilësi më vete në radhët e serbëve që janë të ngopur dhe të pakënaqur me politikanër dhe politikën.
Shumë vëzhgues mendojnë se ajo është e re dhe “cool” por se nuk ka shumë ndryshime nga pasuesit e tjerë të Vučić-it. Ajo vetë e lëvdon pa ndërprerje Vučić-in si reformator dhe konsiderohet si besnike e tij./DW
[gallery]22696[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)