Kryeministrja e sapozgjedhur
Theresa May emëron kabinetin e ri

Kryeministrja e sapozgjedhur<br />Theresa May emëron kabinetin e ri
Kryeministrja e sapozgjedhur e Anglisë ka filluar të ndërtojë kabinetin e saj të ri. Pothuajse dy orë pas betimin zyrtar kryeministrja e dytë grua në Britani ka emëruar Boris Johnson si Sekretar për marrëdhëniet me jashtë. Ish kryetari i Bashkisë së Londrës që udhëhoqi fushatën pro-Brexit tani do të jetë në krye të diplomacisë britanike. Në listën e emrave të rinj të kabinetit është edhe Philip Hammond i cili është kancelari i ri i May, pas dorëheqjes së papritur të George Osborne.

Vendin e sekretares së brendshme të cilin May e ka mbajtur për gjashtë vite radhazi dhe që mbeti vakant pasi ajo u largua e ka zënë, Amber Rudd. Aktivistët e fushatës së Brexit David Davis dhe Liam Fox do të kenë role të rëndësishme në qeverinë e re që do përpiqet të bashkojë partinë Konservatore pas disa muaj konfliktesh të brendshme si pasojë e referendumit. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin