Kryeministrja: Finlanda do të vendosë brenda javësh për anëtarësimin e saj në NATO

Kryeministrja: Finlanda do të vendosë brenda javësh për anëtarësimin e saj në NATO

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin thotë se vendi i saj do të vendosë nëse do të aplikojë për t'u bashkuar me NATO-n "brenda javësh".

Ajo tha se nuk shihte asnjë arsye për të vonuar vendimin, në një konferencë të përbashkët shtypi së bashku me kryeministrin suedez.

Komentet e saj përkonin me një raport në parlamentin finlandez që thoshte se anëtarësimi në bllok mund të rezultojë në "rritje të tensioneve në kufirin midis Finlandës dhe Rusisë".

Moska ka paralajmëruar Finlandën dhe Suedinë kundër anëtarësimit në NATO në javët e fundit.

Finlanda dhe Suedia janë ushtarakisht të paangazhuara, por pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka nxitur rritjen e mbështetjes publike për t'u bërë anëtarë të aleancës mbrojtëse perëndimore. Udhëheqësja suedeze Magdalena Andersson u tha gazetarëve se e njëjta "analizë shumë serioze" po ndodhte si në Finlandë dhe ajo nuk shihte asnjë arsye për ta vonuar atë.

Gazeta suedeze Svenska Dagbladet raportoi të mërkurën se zonja Andersson synonte të aplikonte për anëtarësim në kohë për një samit të NATO-s në fund të qershorit.

Finlanda ndan një kufi prej 1,340 km (830 milje) me Rusinë dhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka theksuar se Moska do të duhet të "ribalancojë situatën" me masat e veta nëse oferta për në NATO shkon përpara.


Lajmi kryesor:

Moska e pranon: Anija ruse që u godit nga Kievi u fundos! Rusia akuzon ukrainasit për bombardimin e fshatrave ruse, ata e mohojnë! Biden: Gati të shkoj në Kiev


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Britania miraton me shumicë votash ligjin për eutanazinë

Britania miraton me shumicë votash ligjin për eutanazinë