Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka thënë ditën e sotme para Komunitetit Ndërkombëtar në Beograd se Prishtinës nuk mund t’i zihet besë.

Sipas saj krejt e kundërta ndodh me Beogradin, i cili ka treguar se është një partner i besueshëm, i durueshëm dhe tolerant, ndërsa Prishtina nuk i respekton angazhimet e tyre.

Brnabiç u shpreh gjithashtu se deklaratat e zyrtarëve shqiptarë për heqjen e kufijve midis Kosovës dhe Shqipërisë janë të gabuara dhe se vendimi i duhur do të ishte heqja e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës.

Nëse ne duam të shohim në të ardhmen, të mos drejtohemi më nga një politikë e tillë.

Ana Brnabiç, kryeministrja e Serbisë