Kryeministrja serbe: Kurti po na çon prag të konfliktit, do të kërkojmë rikthimin e trupave tona në Kosovë
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, deklaroi se Serbia synon të kërkojë kthimin e një numri të caktuar trupash në Kosovë. Gjatë një konference për mediat nga aeroporti “Nikolla Telsa” në Beograd, Bërnabiç tha se veprimet e homologut të saj, Albin Kurti i kishin sjellë dy vendet në prag të një konflikti.
“Në këto rrethana, Serbia ka të drejtën dhe synimin, sipas rezolutës 1244, të kthejë një numër të caktuar trupash në Kosovë”, theksoi Bërnabiç.
Bërnabiç u bëri thirrje shteteve në botë që të respektojnë këtë të drejtë, që sipas saj buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, shkruan REL.
Çfarë përmban Rezoluta 1244
Rezoluta 1244, e miratuar në vitin 1999, ofroi një kornizë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, duke autorizuar vendosjen e një pranie ndërkombëtare, civile dhe ushtarake. Ajo themeloi një administratë ndërkombëtare tranzitore dhe mbikëqyri tërheqjen e forcave ushtarake serbe nga Kosova.
Neni 4 vërteton se pas tërheqjes, një numri të personelit ushtarak dhe policor, jugosllav dhe serb, do t’i lejohet kthimi në Kosovë, për t’i ushtruar funksionet në përputhje me aneksin 2.
Neni 6 i ankeksit 2 përmend funksionet e mëposhtme:
Ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënjimi/pastrimi i fushave të minuara; mbajtja e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe; mbajtja e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare.
Lajmi kryesor:
Persona të maskuar në veri të Kosovës plagosin një polic! Osmani: Vepër kriminale e Beogradit! Brnabiç: Do rikthejmë trupat serbe
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush mendoni se qëndron mbrapa sulmit ndaj Top Channel?
-
Pronarët sherr
58%
-
Investigimet
20.7%
-
Lufta politike
21.3%
Vota total: 2503
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Albin Kurti erdhi në Tiranë për të folur me Amerikën
27 Mars, 13:45
-
Masakra në lagjen Dardania, Kurti bën homazhe në Pejë: Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale
27 Mars, 13:00
-
Xhaçka takon homologun e Maqedonisë së Veriut: Në fokus bashkëpunimi dhe sfidat në rajon! Mbështesim ujdinë e Ohrit për Kosovën dhe Serbinë
27 Mars, 12:54
-
BE shpreh keqardhje që Lista Serbe nuk shfrytëzoi të drejtën për pjesëmarrje në zgjedhje në veri të Kosovës
27 Mars, 11:31
-
Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës! Rezulton i rremë
26 Mars, 21:10
-
DW: Simpati në Tiranë për kurajën e Albin Kurtit
26 Mars, 17:55
-
Shkolla e heshtur, klasa me një nxënës në fshatin Keqekollë të Prishtinës
26 Mars, 16:52
-
Rama pret Kurtin në Tiranë: Të hedhë hapat për Asociacionin dhe Kishën Serbe, e mbështes! Kryeministri i Kosovës: Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
26 Mars, 07:52
-
Osmani përkujton 24 vjetorin e gjenocidit serb mbi popullsinë civile të Kosovës: Nuk ka paqe pa pasur drejtësi për krimet e Serbisë
25 Mars, 16:58
-
Protesta në Kosovë kundër themelimit të Asociacionit dhe marrëveshjes së dakordësuar mes Kurtit dhe Vuçiç në Ohër
25 Mars, 15:20
-
Ilir Yzeiri: Marrëveshje për luftën me fjalë
25 Mars, 14:35
-
Kurti nesër në Tiranë, takim me Ramën! Marrëveshja me Serbinë në fokus të bisedimeve
25 Mars, 12:37