Kryeministrja serbe: Shqetësohem për qytetarët, fotot me liderët botërorë ia kam lënë zyrtarëve të Kosovës

Kryeministrja serbe: Shqetësohem për qytetarët, fotot me liderët botërorë ia kam lënë zyrtarëve të Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç

SERBI- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç në një prononcim për mediat serbe u shpreh se gjatë mbledhjes së OKB-së opozitarët serbë dhe liderët kosovarë u përpoqën që të bënin sa më shumë foto me liderët botërore.

Nuk ka rëndësi për mua sa kam takime dhe foto me liderët botërorë, më shumë shqetësohem se çfarë do të siguroj për qytetarët e Serbisë. Fotot ia kam lënë Haradinaj, Pacolli, Thaçit dhe liderëve të opozitës serbe.

Ana Brnabiç

E pyetur se përse Kosova mori pjesë në samit pasi nuk është anëtare e OKB-së, ajo u shpreh se gjithësecili kishte të drejtën që të vizitonte OKB-në.

Të gjithë mund të jenë nëpër korridoret e OKB-së, por jo të gjithë mund të marrin pjesë në takime të rëndësishme dhe të arrijnë disa marrëveshje akoma më të rëndësishme për qytetarët e tyre.

Ana Brnabiç

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja