Kryeminsitri egjiptian në Gaza:
Sulme të dhunshme, bota t'i ndalë

GAZA -Edhe pse ishte njoftuar se do të kishte një armëpushim për shkak të vizitës së kryeministrit egjiptian Hisham Kandil nw Gaza, Izraeli ka sulmuar sërisht pjesën veriore të Rripit të Gazës. Rreth 85 raketa janë hedhur sot në mëngjez në Gaza, në harkun kohor prej 45 minutash, të cilat provokuan vdekjen e dy personave të tjerë, sipas burimeve të Hamas-it.

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se sulmi ka pasur shënjestër bazat tokësore të përdorura nga militantët palestinezë, nga ku hidheshin raketa drejtuar territorit hebraik. Ndërkohë edhe palestinezët i janë kundërpërgjigjur sulmeve të tyre. Mbas kthimit të vizitës tre orëshe e Kreyministrit egjiptian Hisham Kandil me mijëra vetë janë mbledhur në sheshin Tahir për të mbështetur palesitenzët.

Agjensia e shtypit egjiptian Mena tha se presidenti egjiptian Mohamed Morsi ka ngritur zërin kundër Izraelit duke i cilësuar sulmet në Gaza “një aggression të dhunshëm kundër njerëzimit”.

Kryeministri egjiptian i shoqëruar nga disa këshilltarë dhe nga ministri i Shëndetësisë Mustafa Hamed, ka mbërritur në Gaza dhe do të qëndrojë vetëm për tre orë. Qëllimi i vizitës së tij është t’i shpreh mbështetjen e tij palestinezëve në Rripin e Gazës dhe të verifikojë cilat janë ndihmat e para për tu dhënë.

KRYEMINISTRI EGJIPTIAN: SULMET TE DHUNSHME, E GJITHE BOTA DUHET T'I NDALE
Ora 10:23
Sulmet në Gaza janë të dhunshme. Kështu u shpreh kryeministri egjiptian Hisham Kandil, duke theksuar që bota e tërë duhet të bëjë përpjekjet e mundshme për t’i ndaluar. Egjipti “nuk do të kurseje asnje forcë” për të arritur në një zgjidhje paqësore. Sipas burimeve nga Gaza, Izraeli nuk merr përsipër deflagracionin që provokoi në kampin e refugjatëve në Jabila vdekjen e e dy palestinezëve. Në tre orët e fundit nga Gaza janë lëshuar drejt Izraelit rreth 60 raketa.

gaza sulm tym pallate
(Foto nga Reutters)

VIZITA E KRYEMINISTRIT, IZRAELI THA SE DO NDERPRESE SULMET PER 3 ORE

Kreyministri egjiptian Hisham Kandil ka mbërritur në Rripin e Gazës. Lajmi bëhet i ditur nga burimeve të Sigurimit të grupit Hamas. Referuar kësaj vizite Izraeli ka deklaruar se do të ndërpresë ofensiven e qytetarëve të tij për vetëm tre orë.

Radio e Jeruzalemit dhe radio Ushtarake ka theksuar se kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu ka vendosur një kusht: “Që nuk do të ketë veprime ushtarake gjatë këtyre orëve.”  Të mërkurën e kaluar nga një sulm izraelit u vra me raketë Ahmed al-Jaabari. Sulmi ishte pjesë e një vale të sulmeve ajrore kundër militantëve islamikë në Rripin e Gazës.

Që nga fillimi i operacionit, Forcat Mbrojtëse Izraelite (FMI-ja) kanë goditur rreth 200 objektiva të Hamasit dhe Xhihadit Islamik. Sipas burimeve palestineze, të paktën deri tani 18 palestinezë janë vranë dhe qindra të tjerë janë të plagosur në sulmet ajrore
izraelite. Ndërkohë grupi i Hamas-it është zotuar për hakmarrje ndaj veprimeve të Izraelit.

(l.c/Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ishulli i gjarpërinjve...!

Ishulli i gjarpërinjve...!