Pjesëmarrja e Brnabiç në një marshim gay, është një mesazh mjaft i fortë, në një vend ku evenimente të tilla kanë krijuar probleme dhe jo gjithnjë janë zhvilluar.
Gjatë marshimit ajo tha se i respekton ndryshimet dhe tha se pjesëmarrja e saj tregon se “qeveria serbe është këtu për të gjithë qytetarët e saj”.
7 vjet më parë, mbi 100 njerëz u plagosën, kur një grup protestuesish anti-gay sulmuan marshimin në Beograd.
Për vite me radhë që atëherë, autoritetet nuk lejonim më marshime të tilla, deri në 2014-n, kur u deshën forcat speciale dhe makinat e blinduara për të garantuar sigurinë e marshimit ‘Gay Pride’.
![kryeministrja serbe](http://www.shqiptarja.com/foto/302479_4.jpg)
(Kryeministra serbe Brnabiç në marshimin ‘Gay Pride’.)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)