Ana Brnabiç, veçse femra e parë, është edhe personi i parë gay, që drejton Serbinë, ndërsa tani është bërë edhe kreu i parë i një qeverie në Ballkan që merr pjesë në marshimin ‘Gay Pride’.
 
Pjesëmarrja e Brnabiç në një marshim gay, është një mesazh mjaft i fortë, në një vend ku evenimente të tilla kanë krijuar probleme dhe jo gjithnjë janë zhvilluar.
 
Gjatë marshimit ajo tha se i respekton ndryshimet dhe tha se pjesëmarrja e saj tregon se “qeveria serbe është këtu për të gjithë qytetarët e saj”.  
 
7 vjet më parë, mbi 100 njerëz u plagosën, kur një grup protestuesish anti-gay sulmuan marshimin në Beograd.
 
Për vite me radhë që atëherë, autoritetet nuk lejonim më marshime të tilla, deri në 2014-n, kur u deshën forcat speciale dhe makinat e blinduara për të garantuar sigurinë e marshimit ‘Gay Pride’.
 
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com