Kryen 14 vjedhje brenda 3 muajve, dy të arrestuar në Berat

Dy operacione të veçanta në Berat kundër vjedhjeve ka vënë në pranga dy persona. Në pranga ra 40-vjeçari Aleks Dhimitri, i cili  akuzohet se ka kryer 9 vjedhje në disa automjete. Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara dyshohet se ky shtetas është autor i 9 vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit mars dhe prill të këtij viti.  Ky shtetas vidhte targat e automjeteve, karburant dhe aksesorë të tjerë të automjeteve.  

I arrestuar përfundoi edhe 20-vjeçari Emrah Liço i cili akuzohet për 5 vjedhje. Gjatë 3 muajve të fundit, ka kryer vjedhje në banesa dhe automjete të ndryshme, si dhe ka vjedhur sendet personale të një shtetasi. Arrestimi i tij ditën e djeshme ndodhi pasi kishte tentuar të godiste me thikë babanë e tij, të cilit i kishte vjedhur disa orendi shtëpiake.    

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari