Një 59-vjecar nga Tirana ka kallëzuar në policinë e Tiranës se persona të paidentifikuar duke i ndërhyrë në faqen e internetit të hotelit në administrimin e familjes së tij, kanë kryer prenotime fiktive për një periudhë 2 mujore, duke i shkaktuar një dëm ekonomik.
Policia, konkretisht sektori për hetimin e krimeve kompjuterike bën me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Ndërkohë Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 143/b e 186/a të Kodit Penal.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com