Kryeopozitari rus shtrohet me urgjencë në spital në Siberi. Zëdhënësi: Është helmuar

Lideri opozitës ruse, Alexei Navalny  dyshohet të jetë helmuar, duke i përzier disa substanca helmuese në çajin e tij.

Gjendja e kreut të opozitës është përkeqësuar dukshëm gjatë një fluturimi, avioni  i detyrua të bënte një ulje urgjente në Omsk, tha Kira Yarmysh, zëdhënsja e tij. 

Sipas burimeve spitalore, gjendja e tij është tejet e rëndë.

Zëdhënësja e tij deklaroi për medien vendase se gjatë gjithë ditës ai nuk kishte konsumuar asgjë përvec çajit, dhe sipas mjekëve përzierja e substancave helmuese me lëngje të ngrohta, e bën efektin e lëndës edhe më të rëndë.

Më vonë me anë të një postimi në Twitter  Yarmyshka treguar se Navalny ndodhej në kujdes intensiv, merr frymë me ventilator dhe momentalisht në gjendje kome.

Ajo tha se mjekët fillimisht ishin të gatshëm për të shkëmbyer çdo informacion, por tani thoshin se testet e toksikologjisë u vonuan duke hedhur dyshime se ata po i fhinin.

Z. Navalny, 44 vjeç, është një kritik i fortë i Presidentit Vladimir Putin.  Votimet e mbajtura në qershor për ndryshimet kushtetuese i përshkroi si "grusht shteti" dhe "shkelje të kushtetutës".

Ai bëri një emër për veten e tij duke ekspozuar korrupsionin zyrtar, duke e etiketuar Rusinë e Bashkuar të Putinit si "parti e hajdutëve ", akuza për të cilat ai është dënuar me burg.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin