PRISHTINË - Suedia do t' i qëndrojë pranë Kosovës dhe do ta përkrahë atë në të gjitha proceset e saj integruese, deklaroi sot në Prishtinë, Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin, gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Vadri Veseli.
Kryeparlamentari suedez Ahlin, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë në krye të një delegacioni parlamentar suedez, në mesin e të cilit edhe deputeti me origjinë nga Kosova, Adnan Dibrani, vizitën e tij në Kosovë dhe në Kuvendin e saj, e konsideroi një mundësi për të kontribuar më shumë në forcimin dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve që tashmë të dy shtetet dhe parlamentet respektive kultivojnë ndërmjet tyre.
Ahlin vlerësoi lart hapat zhvillimorë që ka bërë Kosova në të gjithë fushat, ndërsa shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për ta vazhduar mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen.
"Ne si shtet i Suedisë, i qëndrojmë ende prapa Kosovës dhe dëshirojmë ta përkrahim atë në të gjitha proceset e saj", theksoi Ahlin.
Të dy homologët biseduan për raportet e mira që parlamentet e të dyja vendeve kanë ndërmjet tyre, ndërsa u shtrua nevoja që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të gjitha nivelet e jetës parlamentare, posaçërisht në fushën e komisioneve dhe të administratave.
Duke i uruar kreut të Parlamentit të Suedisë mirëseardhje në Kosovë dhe në Kuvendin e saj, kryeparlamentari Veseli falënderoi kryetarin Ahlin për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake, politike e ekonomike të shtetit suedez për Kosovën në të gjitha fazat, si dhe në aspektin e zgjerimit të njohjes ndërkombëtare të Kosovës e të procesit të integrimit evropian.
Veseli çmoi lart marrëdhëniet e deritashme ndërmjet dy vendeve, përkatësisht ndërmjet parlamenteve dhe avancimin e tyre gjatë viteve, por shtoi se ka rrugë dhe mundësi të tjera për ta rritur më tej këtë bashkëpunim.
Kreu i legjislativit të vendit e konsideroi të vyer për Kosovën dhe Kuvendin e saj përvojën e gjatë demokratike e parlamentare të Suedisë, praktika të të cilës, konform rrethanave, mund të jenë të zbatueshme në vendin tonë.
Kreu i Kuvendit të Kosovës e njoftoi kryeparlamentarin Ahlin edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, me punën në procesin e liberalizimit të vizave, përpjekjet për njohje të reja dhe anëtarësim në një varg organizatash ndërkombëtare./ATSH/
/Shqiptarja.com