Ngushtica e Hormuzit është “nën kontrollin” e Iranit dhe trafiku do të “kufizohet” nëse Shtetet e Bashkuara nuk heqin bllokadën detare të vendosur ndaj Republikës Islamike. Kështu ka deklaruar kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, sipas asaj që raporton agjencia e lajmeve Isna.
Ghalibaf bëri të ditur se Teherani ka reaguar “me vendosmëri” ndaj një përpjekjeje amerikane për pastrimin e minave në zonë, e cila është konsideruar “shkelje e armëpushimit”, duke shtuar se gjatë takimeve në Pakistan situata “është përshkallëzuar deri në prag përplasjeje, por armiku është tërhequr”.
“Nëse aktualisht ngushtica është e kalueshme, kjo ndodh sepse kontrolli është në duart tona”, theksoi ai, duke e cilësuar gjithashtu “të nxituar” vendimin amerikan për të vendosur bllokadën.
Në fund, Ghalibaf paralajmëroi se, nëse SHBA-të nuk tërhiqen nga vendimi i tyre, kalimi i anijeve përmes Hormuzit “me siguri do të kufizohet”.
Lajmi kryesor:
Irani mbyll Hormuzin, Trump mbledhje në ‘Dhomën e situatave': Pa një përparim, lufta do të rifillojë! SHBA po përgatit sulme anijesh të lidhura me Teheranin







