Kryeparlamentari turk në Tiranë
takohet me Nishanin e Ramën

Kryeparlamentari turk në Tiranë<br />takohet me Nishanin e Ramën
TIRANE- Presidenti Bujar Nishani ka pritur sot kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Cemil Çiçek, bashkë me delegacionin që e shoqëron. Kreu i shtetit shqiptar, Nishani e ka pritur delegacionin e nivelit të lartë të kryesuar nga Cemil Çiçek, në Presidencë. Më herët Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Cemil Çiçek (Xhemil Çiçek), është pritur nga kryeministri, Edi Rama, në selinë e Këshillit të Ministrave.

Takimi zyrtar është zhvilluar mes dy delegacioneve përkatëse, ku Rama shoqërohej edhe nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri - Turqi, Blendi Klosi, si dhe disa nga këshilltarët e tij. Çiçek shoqërohej në këtë takim nga Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar (Hidajet Bajraktar), kryetari i Grupit Parlamentar i Miqësisë Shqipëri – Turqi, në Parlamentin turk, Rifat Said dhe anëtarë të tjerë të delegacionit zyrtar.

Çiçek-rama


Në takimin me kryeparlamentarin turk, Presidenti Nishani e vlerësoi vizitën e Çiçek në Tiranë si një ngjarje shumë të rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe një kontribut shumë të vyer në nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit dypalësh dhe atij ndër-parlamentar. Duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe, Kreu i Shtetit, riafirmoi vullnetin politik të shtetit shqiptar për t’i intensifikuar edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve, me synim krijimin e një dimension të ri të bashkëpunimit ekonomik.

Presidenti Nishani vlerësoi nivelin shumë të mirë të shkëmbimeve tregtare dhe të investimeve turke në sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare dhe u shpreh se ende ka hapësira të pashfrytëzuara në potencialeve ekonomike të të dy vendeve. Duke u ndalur në rëndësinë e bashkëpunimit në sektorin energjetik, Presidenti Nishani, vlerësoi mbështetjen nga Turqia të projektit të gazsjellësit TAP dhe kërkoi që kjo gjë të vijojë edhe me projektin tjetër rajonal IAP, me synim lidhjen e projektit me vende të tjera të rajonit. Ndërsa shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Shqipërisë gjatë procesit të anëtarësimit në NATO, si dhe për arsimimin dhe trajnimin e një numri të konsiderueshëm ushtarakësh shqiptarë.

Një vëmendje të veçantë, Kreu i Shtetit, i kushtoi bashkëpunimit rajonal dhe duke shprehur falenderimin për kontributin e Turqisë për paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, vlerësoi se Pavarësia e Kosovë, me mbështetjen edhe të Turqisë i ka kontribuar këtij stabiliteti. Sot kemi një rajon më bashkëpunues se kurrë më parë dhe me vizion euroatlantik – u shpreh Presidenti Nishani.

Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Cemil Çiçek, e falënderoi Presidentin Nishani për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe konfirmoi ndjesinë e të ndjerit si në shtëpinë e tij gjatë kësaj vizite. Duke vënë në dukje se Shqipëria konsiderohet nga Turqia si një mik i veçantë, Kryeparlamentari turk theksoi se nga ky këndvështrim, marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve janë të një niveli të lartë në kuadër të partneritetit në NATO. Kryeparlamentari Çiçek përgëzoi marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria dhe u shpreh se Turqia e mbështet fort aspiratën e vendit tonë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Kryeparlamentari Çiçek vuri në dukje gjithashtu se, marrëdhëniet turko-shqiptare janë shumë të rëndësishme për paqen dhe qetësinë në Ballkan dhe shembulli më konkret në këtë drejtim është Kosova, e cila me pavarësinë e saj ka provuar se rajoni ynë tashmë ka fituar më tepër paqe dhe stabilitet.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime edhe mbi zhvillimet Siri dhe Irak, zhvillime të cilat prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë jo vetëm stabilitetin e këtyre vendeve por edhe të Turqisë, Evropës dhe të mbarë botës.

Ndërkohë pas takimit edhe me liderin e opozitës, Luzim Basha, Cemil Çiçek, do të vizitojë qytetin bregdetar të Durrësit, ku do të ketë një takim me kryebashkiakun Vangjush Dako. Në axhendën vizitave të kryetarit të Parlamentit të Turqisë, Cemil Çiçek, është parashikuar edhe një vizitë në kalanë e Prezës, që ndodhet në periferi të Tiranës.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën