Kryeparlamentari Turk Cemil Çiçek (Xhemil Çiçek) sot do të jetë në Tiranë në kuadër të një vizite dy ditore në Shqipëri.
Kreun e Parlamentit turk, Çiçek do ta shoqërojë bashkëshortja e tij dhe një delegacion i përbërë nga deputetë të Parlamentit të Turqisë brenda të cilëve ndodhet edhe kryetari i Grupit Parlamentar i Miqësisë Shqipëri - Turqi Rifat Said.
Çiçek dhe delegacioni që e shoqëron pritet të mbërrijë rreth orës 11:00 në Aeroportin Nënë Tereza ku do të pritet nga Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar (Hidajet Bajraktar), nënkryetari i Parlamentit të Shqipërisë dhe Kryetari i Gurpit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri Turqi, Blendi Klosi.
Në ditën e parë të vizitës së tij Çiçek pritet të takohet me homologun e tij Shqiptar İlir Meta, ndërkohë pas këtij takimi ai do të bëjë një shëtitje të shkurtër në qytetin e Tiranës.
Më pas Kryeparlamentari Turk pritet të zhvillojë një vizitë në qnedrën kulturore Turke "Yunusemre" ku pritet të takohet me bashkombasit e tij që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri.
Ndërsa në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, Çiçek pritet të takohet me Kryeministrin e vendit Edi Rama, Presidentin Bujar Nishani si dhe liderin e opozitës Lulzim Basha.
Po në ditën e dytë të vizitës së tij Çiçek pritet të bëjë një vizitë të shkurtër në qytetin e Durrësit ku pritet të takohet edhe me Kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti Vangjush Dako.
Pas vizitës së tij në Durrës Kryeparlamentari Turk Çiçek pritet të përfundojë vizitën e tij dy ditore në Shqipëri me një vizitë të shkurtër në kalanë e Prezës.
Anadolu Agency
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com