Kryeparlamentarja Topalli
11 ditë turizëm nëpër botë
FOTO-Vizitat jashtë vendit
Braçe: Është e papërgjegjshme

Kryeparlamentarja Topalli <br />11 ditë turizëm nëpër botë<br />FOTO-Vizitat jashtë vendit<br />Braçe: Është e papërgjegjshme
Kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, numri dy i mazhorancës aktuale pas Berishës, edhe pse vendi është në një emergjencë të plotë, është zhdukur prej 11 ditësh nga Shqipëria. Duket si një tur turistik, nëse do të shohësh itenerarin e saj të këtyre ditëve. Kështu, këto 11 ditë, Jozefina Topalli ka pasur për itinerar këtë linjë ajrore: Tiranë- Athinë-Abu Dabi- Xhakarta-Stamboll-Tiranë- Berlin-Tiranë-Stamboll-Bejrut. Aktualisht ajo vazhdon që të jetë në Bejrut dhe pritet të mbërrijë në atdhe ditën e sotme. Turi i kryetares së Kuvendit ka nisur që më 1 shkurt, me vizitën katër ditore në Indonezi, për të vijuar më 8 shkurt me një vizitë tre ditore në Gjermani dhe aktualisht më 12 shkurt me një vizitë katërditore më Liban. Për muajin shkurt, Jozefina Topalli ka bërë vetëm një "vizitë" katër ditore në Shqipëri.
Më poshtë po japim të plota lëvizjet dhe takimet e kryetares së Kuvendit, Topalli më këto dy javë, ndërkohë që 2/3 e Shqipërisë pikërisht në tre javët e fundit janë zhytur në borë dhe vuajnë për bukën e gojës, ilaçe dhe ngrohje.

1-4 SHKURT VIZITË NË XHAKARTA-INDONEZI
Me ftesë të Kryetarit të Parlamentit të Indonezisë, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli bëri një vizitë katër ditore në Indonezi. Ajo u
prit nga Kryetari i Parlamentit, Dr. Marzuki Alie me të cilin njihet prej vitesh. Kryetarja e Kuvendit, Topalli shfrytëzoi vizitën e saj në Indonezi për t'u takuar me Kryetarin e Parlamentit të Arabisë Saudite, i cili pak kohë më parë bëri një vizitë në Shqipëri, si dhe Kryetarin e Parlamentit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ajo zhvilloi një takim me Kryetaren e Parlamentit të Pakistanit, një mike e kahershme e saj. Takime të veçanta, Topalli bëri dhe me Kryetarin e Asamblesë së Turqisë, Xhemil Çiçek, i cili i tha zonjës Topalli se e pret atë si një mike e Turqisë. Po ashtu, Kryetarja e Kuvendit pati një takim me kryetarin e Parlamentit të Katarit, i cili pranoi me kënaqësi ftesën për të ardhur në Tiranë, jo vetëm në interes të shkëmbimeve parlamentare, por edhe me synimin për të eksploruar mundësitë për të pasur një prezencë më të madhe të biznesit dhe investitorëve te Fondit Financiar të Katarit në Shqipëri. Të gjitha takimet janë zhvilluar në kuadër të takimit
të vendeve anëtare të Konferencës Islamike që mbahej në Xhakarta. Ku u kërkua bashkëpunim mes vendeve anëtare dhe njohja e shtetit të ri të Kosovës nga ana e qeverive të këtyre vendeve.

8-10 SHKURT 2012, VIZITË NË BERLIN
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi një vizitë tre ditore në Gjermani, ku u prit në takim nga Kryetari I Bundestagut gjerman, Norbert Lamert. I cili tha se "Është inkurajuese që Shqipëria ecën me rritje ekonomike të qëndrueshme dhe bën përpjekje për të rritur prezencën e investitorëve të huaj". Kryetarja e Kuvendit zhvilloi dhe një takim me Kryetarin e Parlamentit të Landit te Berlinit, Ralf Uieland. Topalli takoi dhe Ministren e shtetit të Gjermanisë, Cornelia Pieper. Për një orë e gjysëm, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli, e ftuar në Fondacionin Konrad Adenauer, promovon Shqipërinë dhe fton biznesin gjerman të rrisë investimet e tij në Shqipëri. Ndërkohë është folur për bashkëpunimin mes dy
vendeve.

12-15 SHKURT, VIZITË NË BEJRUT
Në vizitën katër ditore në Liban, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli pati një takim me kryetarin e Kuvendit libanez, Nabih Berri, Presidentin Michel Sleiman dhe kryeministrin e Libanit Najib Mikati. Ishte hera e parë që Kryetarja Jozefina Topalli takonte kryeministrin e këtij vendi. Shqipëria dhe Libani janë vende që bëjnë pjesë në shumë organizata ndërkombëtare mes
të cilave edhe në Unionin mesdhetar. Të dyja janë vende mesdhetare, të dyja janë vende të vogla, të dyja janë vende që kerkojnë të rrisin bashkëpunimin politik, ekonomik, kultoror dhe finnaciar me interes reciprok. Në takimin me shoqatat e industrialistëve dhe investitorëve libanezë, kryesuar nga Presidenti Nehme Frem, si dhe me shoqatat e hoteleri-turizmit e mjeksisë, kryetarja e Kuvendit foli për domosdoshmërinë e marrëdhënieve ekonomike më të ngushta me Libanin. Ndërkohë Topalli në takim me liderët e Libanit ka kërkuar dhe mbështetjen për Kosovën dhe njohjen e pavarësisë së saj.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie