Vlorë-Elidon Çela do të prezantohet ditën e sotme në Vlorë si drejtuesi i ri i policisë në këtë qark.

Çela do të marrë vendin e Ermal Muçajt, me këtë të fundit që nuk arriti të marrë pikët e nevojshme, duke u klasifikuar i 24- ti në garë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se, në Vlorë ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Pergjithshëm i Policisë, Ilir Proda. Prezantimi i drejtorit të ri para strukturave të policisë Vlorë do të bëhet me dyer të mbullura.

Më parë, Elidon Çela ka mbajtur postin e drejtorit të AMP Tiranë.