Kanë qënë fatet e ndryshme ato që i kanë bashkuar të gjithë ata që kanë drejtuar Prokurorinë e Përgjithshme në periudhën pas shembjes së komunizmit. Që në fillim ka qënë Petrit Seriani ai që ka hapur listën e kryeprokurorëve postkomunistë duke qëndruar në këtë post vetëm për një vit, deri në momentin kur PD fitoi zgjedhjet në mars të 1992.
Menjëherë pas ardhjes së opozitës së parë postkomuniste në pushtet, mazhoranca e atëhershme emëroi në krye të prokurorisë Maks Haxhinë, kryeprokurorin më jetëshkurtër në historinë e shtetit shqiptar. I cili u zëvendësua muaj më vonë me Alush Dragoshin(Dragjoshin), i cili deri në vitin 1997 kur dorëzoi detyrën pas ardhjes së PS e forcave opozitare në pushtet punoi në heshtje. Ndoshta është zyrtari i lartë i vetmi në Shqipëri që nuk ka asnjë foto për median, duke përbërë një nga enigmat më të mëdha të qeverisjes së atëhershme, bashkë me Gazideden e SHIK.
Pas tij erdhi Arben Rakipi, i cili u shkarkua falë aleancën fluide Berisha-Meta për të ardhur te Sollaku, dhe ky i shkarkuar menjëherë pas ardhjes së Topit në Presidencë, për të emëruar Ina Ramën, që dje është shkarkuar nga Nishani. Llalla është kryeprokurori i gjashtë i Republikës.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com