Kryeprokurori Adriatik Llalla: Po
hetojmë pallatin e Linda Ramës

Kryeprokurori Adriatik Llalla: Po<br />hetojmë pallatin e Linda Ramës
TIRANE - Kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka bërë me dije se lideri i opozitës, Edi Rama, prej muajsh është nën hetim.

Duke folur për organin e akuzës Llalla tha se hetimet për Ramën kanë nisur para ca muajsh, pas denoncimit të bërë nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës për dhënien e një leje ndërtimi për një godinë, në të cilën jetojnë të afërmit e bashkëshortes së Ramës.

“Eshtë hapur hetimi dhe kanë filluar hetimet për rastin e pallatit të Ramës që para disa muajsh, kur është bërë denoncimi”, ka qënë deklarata e kreut të akuzës, Llalla.

Ndërsa ka folur për nisjen e hetimeve të mbajtura deri më tani sekret, Llalla ka kërkuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive të hetojë për pasurinë e gjyqtarit Fatos Lulo, të zgjedhur për në Gjykatën e Lartë.

Ai tha se ky institucion ka gjithë targetin për të hetuar çështjen, ndërkohë që kur ishte në krye të këtij institucioni e denoncoi rastin Lulo si ndër më korruptivët, për të cilin duhet të hetonte prokuroria. Llalla ka folur dhe për çështjen “Gërdeci”.

Sipas tij, prokuroria po pret verdiktin e Gjykatës së Lartë. Ai ka folur dhe për Fatmir Mediun, sipas të cilit hetimet mund të hapen vetëm në rast se familjarët e viktimave mund të sjellin prova të reja për organin e akuzës.

Fakti që Mediu nuk është marrë në hetim për shkak të imunitetit, e tashmë ky ligj nuk ekziston më, nuk është konsideruar nga kryeprokurori si indicie për rinisjen e hetimeve. Një tjetër çështje për të cilën ka folur Llalla ishte dhe 21 janari.

Dhe për këtë temë kryeprokurori ka folur shkurt duke thënë se është në pritje të vendimit të gjykatës për të dhënë qëndrimin e organit të akuzës.

Llalla në intervistën e tij ka folur dhe për korrupsionin, që sipas tij është një ndër fenomenet më shqetësuese të shoqërisë shqiptare, ndërkohë që ka paralajmëruar disa ndryshime në prokurorinë shqiptare, ndryshime këto që ai i ka cilësuar si të domosdoshme për rifreskimin e këtij institucioni.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (26.04.2013)

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Rama në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: U bë target gjithfarëlloj akuzash, por do jetë mjet i pazëvendësueshëm pë anëtarësimin në BE

Rama në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: U bë target gjithfarëlloj akuzash, por do jetë mjet i pazëvendësueshëm pë anëtarësimin në BE