Kryeprokurori anglez: Stop
sulmeve ndaj drejtësisë
Kreu PS: Mbështesim Ina Ramën

Kryeprokurori anglez: Stop <br />sulmeve ndaj drejtësisë<br />Kreu PS: Mbështesim Ina Ramën
TIRANË - Prokurori i përgjithshëm i Britanisë së Madhe, Keir Starmer në fund të vizitës së tij në Tiranë shprehu shqetësimin për sulmet e fundit mbi institucionet e drejtësi dhe në veçanti ndaj individëve në drejtim të tyre. Pas takimeve me presidentin, kryeministrin dhe kryeprokuroren, Starmer tha se duhet t’i jepet fund sulmeve që cënojnë pavarësinë e drejtësisë.
“Si drejtues i një organi të pavarur jam i shqetësuar pas sulmeve mbi institucionet e pavarura dhe individëd në krye të tyre. Ato dëmtojnë elementët demokratikë të sistemit. Pretendimet duhen të ndiqen nëpërmjet kanaleve zyrtar e jo nëpërmjet debateve militante mes politikanëve. As ndihma ndërkombëtare apo numri i ligjeve të reja, nuk lëvrojnë shtetin e së drejtës apo drejtësinë. Shteti i së drejtës mbështetet në ndarjen e pushteve”, tha Starmer në konferencën e tij për shtyp, pranë Qendrës Europiane në Tiranë.

SULMI NDAJ INA RAMËS, HETIMI PËR SPAHIUN
“Në dritën e ngjarjeve që po përmendim është e rëndësishme që të ketë hetim të plotë që është efektiv dhe jep drejtësi. Hetimi të drejtohet nga prokuroria në mënyrë të pavarur. Në vendin tim do ta bëjë dhe do prisja që edhe vendet e tjera të bënin. Ky është rregull universal”, tha kryeprokurori Starmer pas këmbënguljes së gjatë të gazetarëve për të komentuar marrëdhëniet e qeverisë me sistemin e drejtësisë.
Në prani të ambasadorit Ettore Sequi dhe ambasadores britanike Fione McWllham, kryeprokurori anglez nuk bëri komente mbi ngjarje apo individë të veçantë.
“Brenda sistemit të emërohen prokurorë dhe gjykatës të pavarur. Ata duhen mbrojtur nga kritika direkte për vendimet e pavarura që kanë marrë. Kam besim se Shqipëria ka kapacitetin të zhvillojë proces reforme në drejtësi. ”, tha ai.
Ai solli eksperiencën britanike kur prokurori i përgjithshëm kur emërohet nga qeveria, por pa u prekur nga rotacionet politike. “Emërimi i kryeprokurit është në mënyre kritike shumë i rëndësishëm. Mekanizmi mbrojtës të vendosen për të ruajtur pavarësinë e institucionit”, tha Starmer.

BE: DUAM DREJTËSI PA POLITIKË
Ambasadori i Bashimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi deklaroi se Komisioni mbështet një drejtësi jo politike në Shqipëri. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ambasadoren britanike dhe prokurorin e përgjithshmë të Britanisë së Madhe, Keir Starmer, Sequi tha se mbështesin prokurorinë e përgjithshme në misionin e saj.
“Drejtësia s’mund të jetë politike. Për këtë arsye Bashkimi Europian e ka asistuar vendin tuaj për tu përballur me këto sfida. Në 15 vjet, afro 100 mln euro janë dhënë në Shqipëri për drejtësinë", tha Sequi.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset