Kryeprokurori, Basha: Llalla të 
vijojë detyrën, Rama të tërhiqet

Kryeprokurori, Basha: Llalla të <br />vijojë detyrën, Rama të tërhiqet<br /><br>
Çështja e Kryeprokurorit ka nxjerrë në një dalje urgjente për mediat, kryetarin e PD, Lulzim Basha. 

Kreu i PD kërkoi që Adriatik Llalla të vijojë të qëndrojë në detyrë deri në formimin e KLP-së dhe zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. "Vendi duhet të ketë Prokuror. Sa kohë kryeprokurori i ri nuk është zgjedhur, kryeprokurori në detyrë vijon mandatin. Ne kërkojmë formimin e KLP-së. Ju e dini fare mirë se ekziston një instrument në kontrollin e Edi Ramës për të penalizuar kandidaturat. Përgjegjësia është tërësisht e Edi Ramës. Ne besojmë se kjo është e qëllimshme. Edi Rama fshehtazi në shtator ka propozuar një ligj që diktojë një Prokuror të Përkohshëm që ta zgjedhë vetëm më votat e tij, qëllimi për të mbrojtur Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Qazim Sejdinin, Damian Gjiknurin, oficerët e policisë. Nëse ai e bën, do ketë përgjigjien e merituar nga opozita dhe qytetarët shqiptarë. Nëse vijon, kjo atëherë është çështje e çdo qytetari, jo vetëm e opozitës", tha Basha. 

VIDEO/Bashkëbisedimi i plotë i kreut të PD Basha me gazetarët

"KLP duhet të ishte miratuar 8 muaj më parë. Vetëm KLP mund të shprehet për mandatin e Kryeprokurorit, vetëm KLP administron kandidaturat për Kryeprokuror. Zgjidhet me 84 vota, nëse nuk arrin këtë konsensus, që deri në shtator ishte me 2/3 se maxhoranca e kaluar i kishte 3/5, atëherë Kushtetuta ia heq të drejtën Kuvendit dhe ia kalon KLP-së. Kandidatët duhet të kenë kaluar Vettingun dhe mbi të gjitha kushettuta nuk lejon asnjë hapësirë që të ketë isntitucione të parakohshme apo tranzitore në lidhje me kryeprokurorin. Zero mundësi. Çdo gjë tjetër është gënjeshtër, është antikushtetuese, është antireformë. Hapat që ka ndërmarrë komisioni i ligjeve janë antikushtetuese. Një prokuror politik do mbrojë politikanët e inkriminuar dhe korrupsionin", tha Basha. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Korrupsioni, Rama: Prej 10 vitesh nuk është më luftë arnash, kemi gabuar e jemi zhgënjyer

Korrupsioni, Rama: Prej 10 vitesh nuk është më luftë arnash, kemi gabuar e jemi zhgënjyer