Kryeprokurori, Bogdani: Rama
me 2 zëdhënësa, Topin e Ballën

Kryeprokurori, Bogdani: Rama <br />me 2 zëdhënësa, Topin e Ballën
TIRANE - Deputeti demokrat Gerti Bogdani ka reaguar lidhur me deklaratën e Partisë Socialiste se do të abstenojë gjatë votimin në kuvend të kandidaturës së Adriatik Llallës për Prokurorin e Përgjithshëm.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Bogdani shpreht se Edi Rama ka shtuar numrin e zëdhënësve pasi deklarata e deputetit socialist Taulant Balla është përsëritje e deklaratës së Bamir Topit një ditë më parë.

“Qytetarët shqiptarë patën sot mundësi të konstatojnë se kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, nuk flet me ta vetëm nga oborri apo podiumet e selisë rozë, por edhe se ai e ka shtuar numrin e zëdhënësve”, tha deputeti demokrat.

Deputeti socialist Taulant Balla, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së grupit Parlamentar të PS zhvilluar sot me dyer të mbyllura, bëri publik faktin se PS nuk do t’i japë votën Llallës.

“Deputeti socialist, Taulant Balla, nuk bëri gjë tjetër sot veçse përsëriti fjalë për fjalë atë që një ditë më parë kishte deklaruar Bamir Topi, lidhur me qëndrimin e Partisë Socialiste për dekretin e Presidentit të Republikës për Prokurorin e Përgjithshëm. Njësoj si Topi dje, edhe Balla sot, tha se për ta problemi ishte procedura antikushtetuese e emërimit dhe jo cilësitë e kandidatit, që do të zëvendësojë Ina Ramën në krye të institucionit të akuzës”, u shpreh Gerti Bogdani.

Sipas deputetit Bogdani, fakti që Partia Socialiste ka marrë këtë vendim nuk është impresionuese, por thekson se Edi Rama përdor dy zëdhënësa Bamir Topin dhe Taulant Ballën.

“Natyrisht, që ne, as nuk impresionohemi, dhe, as nuk na takon që të komentojmë qëndrimet e Partisë Socialiste, e cila ka sovranitetin e saj për çdo vendim politik, që ndërmerr. E vetmja gjë që vlen për të evindentuar pas kësaj është se, me sa duket, tani Edi Rama nuk ka në dispozicion vetëm deputetët dhe drejtuesit e partisë së tij për të shprehur pozicionin e vet politik, sepse sot për çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm ai përdori dy zëdhënësa, Bamir Topin dhe Taulant Ballën, të cilët thanë absolutisht të njëjtën gjë, në vetëm një ditë diferencë”, bëhet e ditur në njoftimin për shtyp.

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë