Kryeprokurori britanik, Starmer
në Tiranë, takon Ina Ramën

Kryeprokurori britanik, Starmer<br />në Tiranë, takon Ina Ramën
TIRANE- Drejtori i Prokurorisë Publike të Britanisë së Madhe, z. Keir Starmer QC, vjen sot në Tiranë për të zhvilluar një vizitë dy ditore. Gjatë qëndrimit kryeprokurori britanik do të takohet me Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, ku pritet të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit midis 2 prokurorive në luftën kundër krimit të organizuar.

Takimi me zonjën Ina Rama do të zhvillohet në orën 16:00 në Prokurorinë e Përgjithshme. Gjithashtu ai do të takohet edhe me Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha dhe Ministrin e Drejtësisë Eduard Halimi për të folur mbi mbështetjen e Britanisë për një reformë të besueshme në drejtësi.

ARRATISJA E ILIR KUMBAROS
Mes Shqipërisë dhe Britanisë mbetet e hapur cështja e arrestimit dhe ekstradimit të Ilir Kumbaros, ish zyrtarit të lartë të Shërbimit Informativ i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit shqiptaro- maqedonas, Remzi Hoxha.

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda gjyqi në ngarkim të tre ish-sekretëve të akuzuar për rrëmbimin dhe torturimin e Ziso Kristopulit, Avdyl Loshajt dhe Remzi Hoxhës, me pasojë vdekjen e Hoxhës, është në vendnumëro për shkak të mosardhjes nga Britania të letër-porosisë me dëshminë e të pandehurit Ilir Kumbaro. Në seancën e 11 janarit përfaqësuesja e akuzës, Elizabeta Imeraj i kërkoi gjykatës shtyrjen e seancës në pritje të letër-porosisë. Kjo letër-porosi iu ridërgua Drejtësisë britanike pas një përgjigjeje të parë ku i pandehuri Ilir Kumbaro refuzonte pyetjet e dërguara nga Gjykata për Krimet e Rënda.

Letër-porosia me përgjigjen negative të Kumbaros u administrua nga gjykata në seancën e 28 shtatorit 2011. Teksa paraqitej në polici në Angli, në zbatim të masës së sigurisë që kishte, Kumbaros i ishte vënë në dijeni kërkesa e autoriteteve shqiptare. “Nuk jam unë ai. Jam Shaqa Shatri”, mësohet të jetë shprehur ai, pa pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të letër-porosisë. Në anën tjetër, gjasat që dëshmia e Kumbaros të mbërrijë te Krimet e Rënda nuk janë të pritshme. Kjo për shkak se më 1 dhjetor 2011 autoritetet lëshuan një urdhër të ri arresti ndaj Kumbaros, për shkak se ai nuk u paraqit në polici, ku duhet të paraqitej, në bazë të kushteve të lirisë së tij. Në një kohë që në Shqipëri, Gjykata e Lartë kishte dhënë një vendim unifikues, që i hapte dritën jeshile ekstradimit të Kumbaros në Shqipëri, ai u arratis pa gjurmë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve