Kryeprokurori, deklarata e Lu
Basha: T'i nënshtrohet vetingut

Kryeprokurori, deklarata e Lu<br />Basha: T'i nënshtrohet vetingut<br>
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Donald Lu, i cili më herët është shprehur se Prokurori i Përgjithshëm duhet të luftojë politikanët e korruptuar.

Kreu i PD- së shprehet se në mënyrë që Prokurori i Përgjithshëm të luftojë politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin, duhet që ai vetë të mos jetë i korruptuar dhe i inkriminuar.

“Dhe ka vetëm një mënyrë se si mund të garantohet kjo gjë: ai duhet t’i nënshtrohet procesit të vetingut, siç e parashikon reforma në drejtësi e sanksionuar në Kushtetutë”, shkruan Basha në një status në Facebook.

Gjithashtu kryeopozitari ka deklaruar se PD mbështet pa asnjë rezervë vetingun e çdo prokurori dhe gjyqtari.

“Ne kërkojmë krijimin e menjëhershëm të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që të krijohet menjëherë SPAK dhe byroja e hetimit që do të hetojë politikanët e korruptuar dhe krimin”, shton ai.

Basha shkruan se ka më shumë se 8 muaj që është duke u mbajtur peng krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në shkelje flagrante të kushtetutës.

Statusi i plotë i Bashës:
Që Prokurori i Përgjithshëm të luftojë politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin duhet që ai vetë të mos jetë i korruptuar dhe i inkriminuar. Dhe ka vetëm një mënyrë si mund të garantohet kjo gjë: ai duhet t’i nënshtrohet procesit të vetingut, siç e parashikon reforma në drejtësi e sanksionuar në Kushtetutë.

Që Prokurori i Përgjithshëm të mos jetë produkt i politikës, ai nuk mund të përzgjidhet dhe emërohet nga Edi Rama dhe Sajmir Tahiri, por nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe tre të pestat e Kuvendit siç e kërkon Kushtetuta.

Reforma në drejtësi është në Kushtetutë. Nuk ka reformë në drejtësi jashtë Kushtetutës. Drejtësia arrihet pikërisht përmes zbatimit të Kushtetutës dhe ligjit dhe jo pazareve partiake.

Ne mbeshtesim pa asnjë rezervë procesin e vetingut të çdo prokurori dhe gjyqtari. Ne kërkojmë krijimin e menjëhershëm të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që të krijohet menjëherë SPAK dhe byroja e hetimit që do të hetojë politikanët e korruptuar dhe krimin. Ka tetë muaj që në shkelje flagrante të Kushtetutës mbahet peng krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndaj ne bëjmë thirrje që kjo situatë të zhbllokohet menjëherë, që reforma në drejtësi të zbatohet ashtu siç e parashikon Kushtetuta.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma