Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale: Ukraina një skemë krimi

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale: Ukraina një skemë krimi

“Ukraina është një skenë krimi. Ne jemi këtu sepse kemi arsye të arsyeshme për të besuar se krimet brenda juridiksionit të GJNP-së po kryhen. Ne duhet të shpojmë mjegullën e luftës për të arritur tek e vërteta, të mbijetuarit dhe familjet e viktimave do të jenë partnerë të plotë në përpjekjet tona kolektive për të dhënë drejtësi "tha Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale Karim Khan pas vizitës në Bucha ditën e mërkurë.

Khan vizitoi gjatë kësaj jave qytetet ukrainase të Bucha dhe Borodyanka. Qytete në të cilat u zbuluan varreza masive dhe shumë civilë të vrarë që pas tërheqjes së forcave ushtarake ruse nga veriu i Ukrainës ai gjithashtu u takua me Prokuroren e Përgjithshme të Ukrainës Iryna Venediktova në Kiev për të bashkëpunuar në një hetim të pavarur.

Kujtojmë se Gjykata Ndërkombëtare Penale hapi zyrtarisht një hetim mbi situatën në Ukrainë në 2 mars.


Lajmi kryesor:

Moska e pranon: Anija ruse që u godit nga Kievi u fundos! Rusia akuzon ukrainasit për bombardimin e fshatrave ruse, ata e mohojnë! Biden: Gati të shkoj në Kiev


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi