Kryeprokurori i Lezhës përballet me Dumanin në Vettingun e KPA! Kreu i SPAK kërkon shkarkimin dhe i rendit shkeljet Erjon Shehajt: S’ke bërë hetime të thelluara

Kryeprokurori i Lezhës përballet me Dumanin në Vettingun e KPA! Kreu i SPAK kërkon shkarkimin dhe i rendit shkeljet Erjon Shehajt: S’ke bërë hetime të thelluara

Altin Dumani gjatë një seance në Vettingun e KPA

Tiranë- Vettingu i magjistratëve po shkon drejt fundit të tij dhe po largon shumicën e magjistratëve.

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin e kryeprokurorit të Lezhës, Erjon Shehaj, për shkak të shkeljeve që pretendohet se i janë gjetur gjatë kontrollit.

Teksa përfaqëson Institucionin e Prokurorit Publik në këtë seancë, Dumani mes të tjerash mësohet se është shprehur gjatë seancës publike se Shehaj nuk ka kryer veprime hetimore për një çështje, duke mos sekuestruar kamerat e sigurisë.

“Kërkoj ndryshimin e vendimit të KPK dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Erjon Shehaj”, u shpreh drejtuesi i SPAK, i cili ka marrë kompetencat e Institucionit të Prokurorit Publik pas përfundimit të procesit të vettingut.

Gjatë renditjes së shkeljeve të Kryeprokurorit të Lezhës, Altin Dumani u ndal tek disa çështje të hetuara nga Erjon Shehaj, në të cilat sipas tij janë konstatuar shkelje. Altin Dumani deklaroi gjatë seancës në KPA se Shehaj nuk ka kryer hetime për një rast të drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt, duke favorizuar pozitën e te akuzuarit.

Ndërsa për një çështje të 2017, sipas kreut të SPAK, rezulton se 2 persona janë dënuar dy herë për të njëjtat vepra penale. Altin Dumani trajtoi edhe çështjen e arrestimit të një personi që është kapur me hashash e lëndë plasëse

“Shehaj e ka dërguar për gjykim dhe personi është dënuar me 6 vite burg. Për këtë çështje janë kërkuar shpjegime nga ana e KPK dhe Shehaj ka dhënë shpjegimet e tij. KPK ka thënë që për denoncimin nuk u  gjetën indicie për të hetuar, por kolegji duhet të hetojë në këtë drejtim. Në këtë dosje nuk janë bërë hetime, se ku e mori drogën personi, ku do ta çonte atë? A jemi përpara veprës penale të kryer në bashkëpunim? Ku e mori lëndën eksplozive? Vetë e montoi? Nëse e montoi vetë, duhet provuar? Personi kishte rrezikshmëri shoqërore dhe dënimi ishte i ulët”, deklaroi Dumani në lidhje me kriterin profesional të magjistratit gjatë hetimit të çështjes.

 

Dumani  gjatë seancës është ndalur dhe tek shtylla e aftësive profesionale dhe ka renditur dosjet e Erjon Shehajt qe janë konstatuar me problematika, sikurse edhe një tjetër rast të vitit 2014, për goditje për shkak të detyrës ndaj një efektivi.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 19/03/2025 14:47

    Nuk eshte ndonje humbje per sistemin nese iken. Ai i trembur ka qene siç ne te vertete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’