TIRANE- Kastriot Islami, deputeti i përjashtuar, një vit më parë, nga grupi PS, nëpërmjet një kërkese publike i bën thirrje kreut të PS-së mos penalizojë Tom Doshin i cili deklaroi publikisht se do të votojë pro dekretit të presidentit Nishani për Adriatik Llallën si Prokuror i Përgjithshëm. Në këtë mënyrë Tom Doshi del kundër vendimit të grupit PS i cili u shpreh dje se do të abstenonte ndaj kësaj kandidature.
Në kërkesën publike të publikuar sot në profilin e tij në facebook Ismali përshëndet votën e vetme socialiste pro prokurorit
dhe sulmon ashpër kryesocialistin Edi Rama duke e akuzuar se partia që po ndërton “është jo demokratike, klienteliste dhe e rrezikshme”.
“I bëj thirrje publike Edi Ramës as të mos e këshillojë privatisht, as të mos e penalizojë Tom Doshën dhe cilindo tjetër që kërkon të votojë sipas koshiencës së tij megjithëse kjo nuk ndodh sepse perjashtimi im është një votë shumë e madhe që e pengon Ramën të bëjë perjashtime të tjera. Jam i lumtur që kam arritur me sakrificën time ta frenoj Ramën në veprimet e tij të mëtejshme makiavelike.”- shkruan Ismali në kërkesën e tij publike. Gjithashtu a i bën thirrje publike Edi Ramës t’i propozojë grupit parlamentar që secili të votojë sipas koshiencës së tij për kandidaturën e Adriatik Llallës.
“Këtë propozim po ja bëj publik për të mos luajtur hileqarin e vogël që kur ta pyesin më vonë të përgjigjet se nuk kishte vendim strikt të grupit për të abstenuar dhe prandaj vota kundër nuk ishte thyerje e vendimit të grupit. Po e shpëtoj edhe nga turpi i një hileje mediokër. Dhe me këtë rast do të mund të testojë sesa vetë kanë qënë kundër vendimit të tij por nuk kanë guxuar sepse ai i kërcënon me listën e kandidatëve për deputetë.”- mbyll kërkesën publike Kastriot Islami. Kur mbushen 1 vit nga përjashtimi i tij nga grupi PS. Deputeti i pavarur i kërkon Ramës që të kërkojë ndjesë dhe të pranojë se “me perjashtove per inat personal”

(kerkesa publike ne profilin e facebook te deputetit Kastriot Islami)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Adriatik Llalla: Shpresoj në konsensus