Gjatë një konference për mediat, Kryemadhi tha se LSI nuk do marrë pjesë në mbledhjen e komisionit të ligjeve. "Mbledhja e komisionit të ligjeve sot, është e paligjshme. Dëgjesat i bën KLP, janë të shkruara në Kushtetutën e votuar me 140 vota. LSI do respektojë Kushtetutën. Dëgjesat e kandidaturave për Kryeprokurorin i bën KLP dhe jo Ulsi Manja. Ai është komisioni i ligjeve dhe s'mund të marrë atributet e KLP. S'mund të them gjë tjetër veçse Shqipëria është kthyer në diktaturë kriminale. Zgjedhja e Prokurorit të Përkohshëm nuk parashikohet në Kushtetutë. Nëse e zgjedhim kryeprokurorin e përkohshëm, nuk e dimë sa do rrijë, një muaj, dy muaj? Sepse pa anëtarin e Shoqërisë Civile nuk do ngrihet KLP dhe as KLGJ. E duan të mbyllin dosjet që flenë në zyrën e Prokurorisë?", tha kryetarja e LSI.
VIDEO/Bashkëbisedimi i plotë i kreut të PD Basha me gazetarët