Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar për herë të parë debatin për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri. 

Përgjegjësi ekskluzive të Kuvendit e ka cilësuar kreu i shtetit, por ka shtuar se duhet dialog mes palëve, pasi sipas tij, zgjedhja e njëanshme e titullarit të organit të akuzës, nuk do ndihmonte në garantimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë.