"PDIU nuk do të marrë pjesë në asnjë komision apo votim ku shkelet Kushtetuta e vendit". Kështu thuhet në një deklaratë për mediat të shpërndarë nga zyra e shtypit e PDIU, ku paralajmërohet se tre deputetët e kësaj force politike nuk do marrin pjesë në votimin e Kryeprokurorit të përkohshëm në Kuvend. 

Deputetët e PDIU nuk do marrin pjesë as në seancën dëgjimore të ditës së sotme te komisioni i ligjeve me shtatë kandidatët në garë. "Prokurori i Përkohshëm i cili mund të zgjidhet sipas interpretimeve të maxhorancës edhe me 36 vota, nuk ka asnjë referencë në ndryshimin që kemi bërë bashkërisht në nenin themeltar të shtetit në Kushtetutë", thuhet në deklaratën e PDIU. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com