Kryeprokurori,PS u merr firmat
deputetëve për kandidatin e piketuar 

Kryeprokurori,PS u merr firmat<br />deputetëve për kandidatin e piketuar <br>
Pavarësisht rezistencës së opozitës, Partia Socialiste duket e vendosur për të zgjedhur kryeprokurorin e ri të përkohshëm ditën e hënë. Partia më e madhe në vend, të cilës shqiptarët i kanë besuar qeverisjen që nga vitit 2013, ka mbledhur seancën e të enjtes firmat e deputetëve për kryeprokurorin.

Të paktën katër ligjvënës socialistë thanë për Report Tv se iu është paraqitur një fletë e bardhë gjatë seancës së Kuvendit, ku nuk shkruhej asgjë dhe iu është kërkuar të hedhin firmën për të propozuar një kandidat për pasardhësin e Adriatik Llallës. Ata shtojnë se nuk e dinë për kë nga kandidatët në garë kanë firmosur.

"Na kërkuan firmat për Kryeprokurorin në një fletë të bardhë ku nuk shkruhej asgjë. Nuk e dimë se për cilin kandidat kemi firmosur", pohojnë katër deputetë të PS. Votimi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri është parashikuar të kryhet seancën e ditës së hënë. Komisioni i Ligjeve dorëzoi dy ditë më parë raportin në Kuvend me tre kandidatura potenciale të cilët plotësojnë kushtet: Ferdinand Elezi, Arta Marku dhe Ermira Tafani, ndërsa nuk kaluan "testin" Besnik Muçi, Artur Selmani, Arqile Koça dhe Granit Shahu.  

PS ndryshon kurs   
Partia Socialiste ndryshoi kurs për procedurën përmes të cilës do të zgjedhë prokurorin e përgjithshëm të përkohshëm. Me nisjen e procedurave, Komisioni i Ligjeve miratoi një vendim, ku thuhej se në fund të seancave dëgjimore, në një raport do të renditeshin të gjithë kandidatët sipas cilësive dhe Kuvendi do të zgjidhte mes kandidaturave që plotësojnë kriteret.

Ky proces, sipas kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u zgjodh i tillë, në mënyrë që propozimi të mos ishte politik e të mos përfshinte firmat e deputetëve. Por të premten, ditën kur raporti u përfundua dhe u kualifikuan vetëm 3 kandidatë, diçka ndryshoi në Partinë Socialiste. Përkundër deklaratave të Manjës përpara kryeministrit dhe publikut, PS vendosi që asnjë nga 7 kandidatët të mos kalojë për votim në Kuvend nëse nuk merr të paktën 28 firma deputetësh.

Hapet rruga për SPAK-un
Deputetja socialiste, Vasilika Hysi, paralajmëroi dy ditë më parë ngritjen e KLP dhe KLGJ, pas zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm. Hysi deklaroi në Report TV se këto janë çështje madhore dhe që kërkojnë bashkëpunim politik, pasi zgjedhja e tyre sjell dhe ngritjen e SPAK.

“Pas kryeprokurorit do të kemi krijimin e KLP dhe KLGJ. Këto janë çështje madhore, për të cilat kërkohet bashkëpunim. Me zgjedhjen e tyre ngrihet SPAK. Nëse duam ta luftojmë krimin e organizuar, korrupsionin, mazhoranca dhe opozita nuk duhet të krijojnë pengesa. Nëse ne si mazhorancë dhe opozitë do bëjmë një pakt, në të cilin do përfitojnë shqiptarët, ku për reforma të mëdha të japim dritën jeshile, që të fillojmë hapjen e negociatave”, deklaroi Hysi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?