Kryeprokurori,Shameti:Kandidatët
do analizohen nga Komisioni i Ligjeve

Kryeprokurori,Shameti:Kandidatët<br />do analizohen nga Komisioni i Ligjeve<br>
Deputeti i PS, Adnor Shameti deklaroi në Report Tv se kandidatët që do të aplikojnë për Kryeprokuror të përkohshëm do të analizohen nga Komisioni i Ligjeve, që sipas tij do të luajë rolin e KLP dhe më pas do i dërgohen tre emra Kuvendit.

Ai theksoi se procesit është me rëndësi që t’i bashkëngjitet edhe PD, që kandidatura të përfaqësojë të gjithë shqiptarët, ndërsa do të ishte pikënisja e paktit kombëtar për integrimin.

Kriteret janë përcaktuar në ligjin organik për prokurorinë dhe në Kushtetutë, janë dispozita referuese dhe janë ezauruar në media. Kriteri tjetër është që të ketë 15 vite eksperiencë dhe duhet të vijë nga brenda organit të prokurorisë. E rëndësishme për ‘Ligjet’ dhe PS është procesi, që të jetë transparent dhe i hapur për publikun.

Ne jemi të hapur dhe Rama e ka ritheksuar ftesën për PD që të bëhet pjesë e procesit për paktin për Shqipërinë. Jemi pranë hapjes së negociatave. Për ne nuk është i rëndësishëm prokurori i përgjithshëm, por hapja e negociatave. Këtij procesi është me rëndësi që t’i bashkëngjitet edhe PD, që kandidatura të përfaqësojë të gjithë shqiptarët.

Sa i takon aspektit teknik, ne miratuam te ‘Ligjet’ një projektvendim dhe kemi hapur garën deri nesër në orën 18:00 presim aplikimet dhe në përfundim komisioni i Ligjeve do të thërrasë seancë dëgjimore. Ekzistojnë mundësitë për të gjetur një kandidaturë gjithëpërfshirëse.

Të mërkurën do të caktojmë një mbledhje dhe do të thërrasim një seancë dhe të marrim në analizë të gjithë kandidatët për të bërë renditjen. ‘Ligjet’ do të luajnë rolin e KLP, pasi nuk është ngritur.

Në përfundim të analizës do i përcjellim Kuvendit një listë me 3 kandidatura. Unë mendoj që nesër do të përcjellin dokumentet edhe emra të tjerë, pasi mendoj se po përgatisnin
” deklaroi ai.

Redaksia Online
Xh.F/D.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë