Vasali shkruan në ‘facebook’ se Rama po vjedh kryeprokurorin, duke shkelur mbi Komisionin e Venecias. Më tej, ai ju drejtohet ambasadorëve të akredituar në Tiranë, duke i pyetur se pse po e mbështesin kreun e qeverisë në këtë shkelje të rëndë.
Ja çfarë shkruan Vasili:
Kryeministri shkel mbi Komisionin e Venecias, po ambasadorët ç'hall kanë që e pranojnë? Kryeministri qe 1 vit me pare ne cdo 5 fjale thoshte 6 here komisionin e Venecias e hedh poshte dhe e shkel gjithçka. Komisionin e Venecias e thoshin pafundesisht edhe ambasadoret. Komisionin Venecias e thoshte edhe Euralius.
Sot kryeministri i droges e shkel komisionin e Venecias diten per diell qe te rrembeje prokurorin dhe te mbuloje inkriminimin. Pse e pranojne ambasadoret,po Euraliusi? Mire kryeministri po keta te fundit ç'hall kane? Per tua freskuar memorjen ketyre te fundit ja ç"thoshte Komisioni Venecias per prokurorin e pergjithshem:
"Është e dëshirueshme që këto emërime të rëndësishme të kenë një shkallë të gjerë konsensusi dhe pa kompromentuar cilësitë e kandidatit të suksesshëm". "Përfshirja e KLP-së në procesin e emërimit përbën një garanci për përjashtimin e emërimeve tërësisht politike të Prokurorit të Përgjithshëm"
d.c./shqiptarja.com









