Kreu i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me deklaratën e ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu për zgjedhjen e Kryeprokurorit të përkohshëm.
/Shqiptarja.com
Vasili shprehet se Shqipërisë nuk i duhet një kompromis politik që zhbën Kushtetutën dhe Ligjin.
“Kompromisi politik, që zhbën Kushtetutën dhe ligjin, s’mund te jete pazari i radhës, qofte ky i bere ne shqip apo anglisht”, shkruan Vasili.
Statusi i plotë i Petrit Vasilit:
Reforma ne drejtësi ecën përpara vetëm duke zbatuar Kushtetutën dhe ligjin tashme te reformuar.
Kjo na duhet!
Kompromisi politik, që zhbën Kushtetutën dhe ligjin, s’mund te jete pazari i radhës, qofte ky i bere ne shqip apo anglisht.
Ky nuk na duhet!
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com











