Kryeqytetet europiane kanë vluar nga protestat nga Parisi në Athinë ditën e sotme në kuadrë të ditës së 1 Majit që njihet si dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Situata më e rëdnuar është shfaqur në Paris ku përveç jelekëverdhëve rrugët janë mbushur me sindikata autonome të punëtorëve, ekologjistë e qytetarë që kanë probleme me rregullat e puës. Gjatë kësaj protesta ka patur edhe tensione të herë pas hershme ku nuk ka munguar edhe dhuna mes protestuesve dhe policisë. Nga dhuna kanë mbetur disa persona të lënduar të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare raportohet se në Paris janë bërë 165 shoqërime protestuesish. Videot e publikuara në rrjet shihet demostrata e dhunshme e francezëve me policinë ku këta të fundit janë përgjigjur me gaz lotjsellës. Në Paris për të ruajtur rendin janë mobilizuar 7 400 policë. Ndërsa në vendet e tjera europiane situata ka qënë me e qetë dhe e kontrolluar.
Komento