Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur ditën e djeshme për të vijuar procedurat që do të udhëheqin zgjedhjen e 61 drejtuesve të kësaj partie në bashkitë e vendit. Mësohet se porosia e re që u është lënë 6 koordinatorëve të rajoneve kanë qenë 2: testi i dekriminalizimit të të gjitha kandidaturave që do të propozohen për kryetar dege, dhe këshillimi që nga çdo bashki të mos ketë më shumë se 2 kandidatura, në mënyrë që procesi zgjedhor të jetë i qetë dhe të mos krijojë fraksione në bazën socialiste. Në përfundim të mbledhjes, një nga zëdhënësit e kryesisë, Alfred Peza bëri me dije vendimet e kryesisë.
“Mbledhja u zhvillua për të vijuar me punën në bazë të vendimit të mbledhjes së parë për ndarjen e detyrave specifike të sekretarëve ekzekutivë të PS. Secili nga sekretarët e zgjedhur i ka të qarta dhe specifike të gjitha detyrat funksionale. Nga ana tjetër u bë një analizë e punës së deritanishme të organizimit të partisë nga baza deri në qendër me fokus në procesin e zgjedhjes së 61 kryetarëve të PS sipas ndarjes së re administrative. Për ta përmbyllur këtë proces, kryesia do të mblidhet në datën 16 maj për ta konkluduar mbi kandidaturat.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA