Kryesia PS, për herë
të parë votimi i mbyllu

TIRANË – 230 anëtarët e Asamblesë Kombëtare kanë nisur votimin për përzgjedhjen e emrave të rinj të kryesisë dhe sekretariatit të partisë.
Burimet zyrtare pranë Asamblesë, konfirmuan për “Shqiptarja.com” se për herë të parë në historinë e PS-së, votimi për këto struktura do të bëhet i mbyllur, ndërsa numërimi i votave do të jetë elektronik, një praktikë kjo e pazbatuar ndonjëherë në Shqipëri.
Secili prej anëtarëve ka në dorë 4 fletë votimi: 2 për kryesinë, ku janë dy lista të veçanta për kandidatët femra – meshkuj; 1 për sekretariatin dhe 1 për kryetarin e Asamblesë. Në fletë janë renditur emrat e prezantuar nga kryetari Rama e që janë publikuar edhe nga “Shqiptarja.com”.
Anëtarët e Asamblesë thirren për të votuar sipas rendit alfabetik, në një proces votimi, tërësisht të mbyllur, që kryesohet nga grupi i punës nën drejtimin e Genc Gjoçaj.
Burimet saktësojnë se pas më shumë se 3 orësh votimi, grupi i punës do të nisë numërimin e më shumë se 912 fletëve të votimit, të cilat pritet të hidhen gjatë ditës së sotme. Edhe këtu për herë të parë do të ketë një risi, pasi numërimi do të jetë elektronik.

Në listat e kandidatëve, Rama përmendi emrat e figurave, si Blushi, Malaj, Harasani apo Bello të cilët jo rrallë herë e kanë kritikuar.
Por, ra në sy mungesa në rradhën e propozimeve të ish anëtarit të kryesisë Kastriot Islami, i cili nuk ka qenë fare i pranishëm në mbledhjen e sotme të Asamblesë në periferi të kryeqytetit.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sinqeriteti i Platinisë: Futbolli në Olimpiadë sa për të mbushur stadiumet