Kryesia vendos: LDK-AAK-Nisma
grupi më i madh parlamenta

Kryesia vendos: LDK-AAK-Nisma<br />grupi më i madh parlamenta
PRISHTINE- Pas mbledhjes së kryesisë, kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se është ndarë i kënaqur me vendimin e kryesisë për seancën konstituive.

Sipas "Kosova Press", Mustafa tha se ishte vendim unanim që kryetarin ta propozojë grupi më i madh në Kuvend, përveç kryetarit të PDK-së Hashim Thaçi që është larguar nga mbledhja.

Ndërsa, anëtari i vetëvendosjes Glkauk Konjufca tha se janë në pritje që të kenë një marrëveshje me shkrim me LDK-AAK-Nisma.

Ai tha se nëse nuk arrihet marrëveshja nuk do ta votojnë kandidatin për kryetar të Kuvendit që propozohet nga ky koalicion.

Vendoset për seancën konstituive
Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Kuvendit, ku është vendosur që më 17 korrik të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të ri të Kosovës.

Kryetari i deritanishëm i Kuvendit Jakup Krasniqi ka thënë se kjo ishte mbledhja e fundit e Kryesisë së Kuvendit e legjislaturës së katërt.

Krasniqi ka thënë se grupi më i madh parlamentar do të propozojë kandidaturën për kryetar të Kuvendit dhe grupi me i madh sipas tij është LDK-AAK-Nisma.

Kryesia ka vendosur që séance konstituive do të mbahet me 17 korrik, sipas vendimit të presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga.

Glauk Konjufca nga VV-ja tha se PDK-ja ka lëshaur mbledhjen para kohe, ndërsa të tjerët vendosen që grupi me i madh parlamentar të propozoj kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Konjufca: U morëm vesh që të mos ketë interpretim nga ata qe do të udhëheqin seancën e parë
"Dokumenti që PDK-në e nxjerr të parën në Kuvend për ne është ilegal", ka thënë Glauk Konjufca nga Vetëvendosje. Sipas tij ai dokument është ilegal dhe është konstruktuar sipas qejfit të PDK-së.

“U morëm vesh qe te mos ketë interpretim nga ata qe do të udhëheqin seancën e pare. Skenarin do ta caktojmë, dhe do te dihet se kujt i jepet e drejta për të propozuar”, ka thënë ai.

Mustafa: Nuk kishte asnjë përplasje në mbledhje
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se në takim nuk kishte asnjë sjellje jokorrekte e as përplasje, por sipas tij Thaçi vetëm doli nga salla.

Kurse, sa i përket listës të sekretariatit të Kuvendit, sipas së cilës PDK-ja del grupi me i madh, Mustafa tha që ketë nuk e vendosë sekretariati, por e vendos Kryesia e Kuvendit dhe vullneti i deputetëve për tu bashkuar lirshëm në një grup.

Limaj: Rregulloren e interpreton Jakup Krasniqi
Pas largimit të Hashim Thaçit nga salla e Kryesisë së Kuvendit, nga aty janë larguar edhe Ramush Haradinaj, Albin Kurti dhe Fatmir Limaj. Ky i fundit i është përgjigjur Thaçit i cili theksoi se gjatë mbledhjes pati devijim nga rregulloret. Limaj tha se është Jakup Krasniqi ai që interpreton rregulloren.

Ndërkohë Haradinaj, e Kurti nuk janë pronocuar për media.

Limaj ndërkaq ka thënë se séance konstituive e Kuvendit do të mbahet të enjten në ora 10:00.

Thaçi braktis mbledhjen
Vetëm pak minuta pasi hyri në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, e ka lëshuar sallën duke akuzuar Koalicionin LDK-AAK- NISMA.
Thaçi ka thënë se partia e tij nuk do të lejojë që një ‘grumbull muskujsh’ ta prish rregullin.

“Çdo rrugë tjetër i një grumbulli të muskujve politikë për ta përmbysur vullnetin politik të qytetarëve bie në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit, në kundërshtim e ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.

“Kështu që ne sigurojmë qytetarët e Kosovës se do të marrim pjesë në seancën konstituive, që mbahet të enjten, si forca politike fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit, do ta implementojmë në tërësi vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Kështu që sot kishte devijim të plotë të rendit të ditës nga Rregullorja e Punës së Kuvendit. Kishte tendencë, nëse nuk na ndodhur tashmë, për ta shkelur ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë kreu i PDK-së, transmeton Politiko.net.

“Ne si forca fituese e këtyre zgjedhjeve do ta respektojmë Rregulloren e Kuvendit, Ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës, dhe si forcë fituese politike do të shkojmë drejt zgjedhjes së Kryetarit të Parlamentit, natyrisht Qeverisë së ardhshme të Kosovës”, tha ai.

Thaçi ka thënë se nuk duhet të ndodhë diçka e jashtëzakonshme në seancën konstituive më 17 korrik. 
“Do të Respektohet Rregullorja e Kuvendit, Ligjet e Kosovës, Kushtetuta e Kosovës, do të respektohet në tërësi vullneti i qytetarëve dhe si parti politike dhe koalicion fitues do ta implementojmë në tërësi vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Reagon Thaçi: Askush nuk do të lejohet të përmbys vullnetin e qytetarëve

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci ka theksuar se askush nuk do të lejohet të përmbys vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në një reagim në rrjetin social Facebook, Thaçi shkruan se që në fillim kishte përpjekje për devijim të verdiktit të popullit.
 
Mesazhi i plotë i Hashim Thaçit në Facebook
 
"Sot mora pjesë në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, në të cilën ishin të ftuar kryetarët e partive politike.
Që në fillim kishte përpjekje për devijim nga verdikti i popullit, i shprehur me 8 qershor.
Mbledhja vazhdoi me shkelje të rregullores së Kuvendit, të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, të cilat përcaktoinë decidivisht dhe saktë grupin më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.
Mbledhja vazhdoi me shkelje të të gjitha praktikave të mëhershme për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Edhe njëherë dua t'i siguroj të gjithë qytetarët si dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës se ne do të marrim pjesë në seancë konstituive të thirrur nga Presidentja e Republikës së Kosovës me datë 17 korrik, duke zgjedhur kryeparlamentarin të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, si dhe të vazhdojmë me formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Askush nuk do të lejohet të përmbys vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
"




Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com
)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital