TIRANE - Uniformat blu punojnë në mbingarkesë, pa karburant, pa shpërblimin mbi orët suplementare dhe dietat. Alarmi jepet nga kryetari i sindikatës së Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta.
Në një intervistë për A1Report, kryetari i Sindikatës së Punonjësve të policisë i bie kambanës së alarmit për situatën kritike të krimit dhe realitetin e vështirë në të cilin gjenden uniformat blu.
Ndër të tjera, kryesindikalisti ka ngritur zërin edhe për 240 shkarkimet nga Policia e Shtetit, ku shumë punonjës policie do të humbin vendin e tyre të punës sepse nuk kanë kaluar testimin.
Sipas Sadetin Fishtës vraja e kryekomisar Adem Tahiraj, tregon qartë se krimi është agresiv ndërsa policia e shtetit po kalon momente kritike përsa i përket kushteve të punës dhe se pa ngritjen e gjykatës dhe prokurorisë në nivelin e duhur, në luftën përballë krimit policia do të humbë e vetme!
I pyetur për hetimin administrative të punonjësve të komisariatit numër 1, pasi u godit me miell eskorta e kryeministrit, Fishta thotë se zyrtarisht nuk na është komunikuar me shkresa ky hetim.
Çështja e orëve shtese, kushteve të punës, mbingarkesës në orare, karburantit të munguar dhe dietave ka qene gjithmonë një problem i pazgjidhur për policinë shqiptare.
Për këto problem Fishta, shprehet se i janë drejtuar Kryeministrit dhe Ministrave të linjës, por ende prej Janarit 2012 nuk kanë përgjigje!
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com