TIRANË – Kryetari i PS, Edi Rama i ka cilësuar normale debatet brenda Partisë Socialiste. Në profilin e tij në Twitter Rama tha se disktuimet janë e mira e madhe e partisë së drejtuar prej tij.
“Në PS ka pasur, ka dhe do ketë gjithnjë diskutime për mbarevajtjen e familjes sonë politike.Kjo është e mira e madhe, jo problemi i PS”, shkruan Rama.
Ai deklaroi sot se informacionet e ditëve të fundit për sherre brenda PS, janë inekzistente.“Një furi titujsh e nëntitujsh për të gënjyer opinionin publik me lajme nga "brenda" PS që pasqyrojnë sherre inekzistente !Asgjë e vërtetë”, tha kryesocialisti nëpërmjet rrjetit social.

(aq/shqiptarja.com)