Kryesocialisti Rama reagon për vrasjen e komandove

Kryesocialisti Rama reagon për vrasjen e komandove
TIRANË - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar sonte mbi humbjen tragjike të dy ushtarëve shqiptarë në Afganistan.
Rama thotë se dy familje të zakonshme shqiptare kanë humbur djemtë në një luftë ku Shqipëria është e angazhuar në emër të NATO-s. Ai thekson se është një humbje që ka rënë rrufe jo vetëm mbi të dy familjet, po mbi të gjithë ne.
“Në emër të Partisë Socialiste e të të gjithë opozitës shqiptare u shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet më të ndjera familjeve të të dy ushtarëve të rreshtuar në frontin e betejës në Afganistanin e largët. Por në të njëjtën kohë u shpreh familjarëve, të afërmve e miqve të dy djemve të vrarë edhe mirënjohjen më të patregueshme të të gjithëve ne, për shërbimin e lartë patriotik që dy dëshmorët më të rinj të Shqipërisë i bënë vendit tonë duke shkuar bashkë me të tjerë të rinj shqiptarë në atë front lufte”, shprehet Rama, duke i qëndruar kësisoj larg komenteve me bazë përplasjet politike PD-PS.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tabaku: Ka mbërritur pozicioni negociues për grup-kapitullin 6, të hënën Komisioni i Integrimit mbledhje me dyer të mbyllura!

Tabaku: Ka mbërritur pozicioni negociues për grup-kapitullin 6, të hënën Komisioni i Integrimit mbledhje me dyer të mbyllura!