Kryeson listën e PS në Elbasan, Kushi për Report Tv: PD, të njëjtët njerëz që kanë humbur çdo palë zgjedhje! 30 mijë mësues do të vaksinohen së shpejti

Ministrja e Arsimit Evis Kushi do të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë në qytetin e Elbasanit, për zgjedhjet e 25 prillit. Në një intervistë për Report Tv, Kushi tha se në këtë qytet synojnë 8 mandate, ndërkohë që duke ju referuar listave, Kushi tha se janë hartuar në mënyrë të tillë që të integrohen edhe energjitë e reja, dhe eksperiencën dhe kontributet. Sakaq, Kushi tha se listat e PD-së, nuk kishte asgjë të re dhe se shihte po të njëjtët njerëz të cilët kanë humbur çdo palë zgjedhje.

‘Jemi të angazhuar të gjithë për të punuar njësoj. Duam të marrim objektivin me 8 mandate. Po ti referohemi listave, në përgjithësi unë nuk shoh asgjë të re në këto lista janë po të njëjtët njerëz. Janë po të njëjtët emra, të cilët kanë humbur çdo palë zgjedhjesh. Ne nuk e kemi sfidën me kundërshtarin përballë, por e kemi me qytetarët.  Listat janë hartuar në mënyrë të tillë që të integrojnë edhe energjitë e reja edhe eksperiencën edhe kontributet. Ne jemi të 14 njësoj dhe i kemi të gjithë shanset të marrim vota. Ne nuk i kemi shkëputur asnjëherë takimet me njerëzit e zakonshëm, bashkëqeverisje me njerëzit e zakonshëm. Ne nuk i kemi ndalur asnjëherë takimet me njerëzit. Jam krenare që përfshirja e grave në këto lista është si asnjëherë më parë. Në 12 qarqe 10 drejtohen nga gratë. Kemi figura të spikatura të cilat janë vendosur në pjesën e dytë të listës, por kanë shanse shumë të mira për të marrë vota dhe për ta thyer listën. Kjo mënyrë e hartimit të listave e cila kombinon më së miri prurjet e reja, bën që lista mos të jetë e mbyllur por të jetë e hapur dhe u jep mundësi qytetarëve që ti votojnë. Jam e lumtur që kam në krah disa zona dhe gra të reja shumë të nderuara. Kemi një skuadër që jemi të gjithë të motivuar.’- tha Kushi.

Ndërkohë e pyetur në lidhje me fillimin e vaksinimit të mësuesve, Ministrja e Arsimit Evis Kushi, theksoi se shumë shpejt do të nisë vaksinimi për afro 30 mijë mësues.

‘Patjetër mësuesit janë një nga kategoritë kryesore që do të vaksinohen, ne i kemi listat me përfaqësi 30 mijë mësues në të gjithë vendin dhe me database. Meritojnë që të vaksinohen sa më parë, pasi arsimi është shumë i rëndësishëm. Ne siç kujdesemi për shëndetin e nxënësve dhe mësuesve kujdesemi që mësimi të zhvillohet në cilësinë maksimale. MSH është çdo ditë në komunikim të vazhdueshëm dhe informojnë në lidhje me vaksinat të cilat tashmë janë të konfirmuara. Do të fillojë shumë shpejt në javët në vijim por presim ardhjen e vaksinave.’- tha Kushi.

VIDEO/Intervista e plotë

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan