Kryetarët e degëve të PD
shkarkohen automatikisht

Kryetarët e degëve të PD<br />shkarkohen automatikisht
TIRANE- Procesi elektoral brenda Partisë Demokratike i cili pritet që të filloi në muajin janar të vitit që vjen dhe të përfundoi në fund të tij, do të përjashtojë krerët e PD-së në rrethe. Pra deputet si Albo Dumçi, Igli Cara, Gjergji Papa etj nuk do të kenë mundësi që të rikthehen sërish në krye të Partisë Demokratike. Kjo gjë do të vijë pasi këto persona krahas se janë në krye të degëve të Partisë Demokratike në rrethe, gëzojnë edhe mandatin e deputetit. Veç kësaj, disa prej tyre janë të përjashtuar nga rikthimi në post pasi ata janë etiketuar si humbës pas zgjedhjeve të 23 qershorit çka bën që të përjashtohen edhe nga drejtimi i partisë në rrethe.

Pakënaqësistë
Por me këtë lëvizje që po bën kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duket se do të rris edhe më shumë pakënaqësitë brenda partisë. Kjo pasi Aldo Bumçi është kreu i PD-së në Tirnaë, ndërsa Igli Cara është kreu i PD-së në Durrës dhe Gjergji Papa është kreu i PD-së në Korçë. Përjashtimi i këtyre tri figurave nga postet që kanë në parti i ul atyre edhe kredencialet politike pasi vet baza do ti ekiketoj ata si humbës. Kësisoj ata mund të fillojn një lëvizje ndryshe brenda PD-së. Pavarësisht se Bumçi është një nga të urtët e Bashës, Cara duket se jo.

Kjo gjë u dallua shumë mirë pas vdekjes së ish-deputetit Sokol Olldashi, ku Igli Cara në fjalën e tij në Kuvend lëshoi një lum akuzash ndaj personave që kishin drejtuar procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së, pra vetë Berishës dhe Bashës i cili doli fitimtar. Pas asaj kohe, Cara u duk sikur ra në qetësi brenda grupit, por me lëvizjet e fudit që po bën Basha duket se do ti rritet edhe më shumë pakënaqësia e tij gjë e cila mund të shkoi deri në një përçarje të thelë brenda grupit të PD-së.


Shkrimi u publikua sot (26.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë