PRISHTINË, 22 Qershor /ATSH-B.Jashari/.-Kryetarët e dy komunave të Mitrovicës, njëri shqiptar e tjetri serb, i drejtojnë mesazhe njëri-tjetrit përmes medias nga të dy anët e "Parkut të paqes" të ngritur në "pjesën veriore" të urës kryesore mbi lumin Ibër.
Kryetari i komunës se Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, gjatë një vizite të shtunën në mesditë në "Parkun e paqes" u shpreh në një deklaratë për media se i ka kërkuar homologut të tij në veri që "barrikada të hiqet deri në mbrëmjen e së shtunës ", pasi të dielën është paralajmëruar të zhvillohet një protestë orët e pasditës.
Nga ana tjetër, po përmes një deklarate për shtyp, kryetari i komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiç ka thënë se "Parku i paqes është në territorin e kompetencave të tij", në pjesën veriore të urës, dhe i ka bërë thirrje homologut në jug "të ndal retorikën provokuese" e të takohen e të bisedojnë për këtë.
Kryetarët e të dy komunave të Mitrovicës, jugut dhe veriut, kanë pasur kohë më parë një takim dhe janë deklaruar të gatshëm edhe për takime të tjera.
Në 18 qershor, pasdite, kryetari i komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, deklaronte se kishte biseduar në telefon me kryetarin e komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiç, me të cilin kanë rënë dakort të takohen e të bisedojnë për shtensionimin e gjendjes.
Biseda telefonike pasonte largimin herët në mëngjes të barrikadës në anën veriore të urës mbi lumin Ibër, tre vjet pas vendosjes, e zëvendësimin e saj me "Parkun e paqes" me fidanë të mbjellë në vazo betoni, çka shkaktoi reagime në jug kunër rimbylljes së urës për lëvizjen e lirë me barrikadën e re në një formë tjetër.
Paralajmërimet për një protestë paqësore sot pasdite të qytetarëve të Mitrovicës në jug kundër të ashtuquajturit "Parku i paqes" mbi Urën e Ibrit janë bërë përmes rrjeteve sociale dhe i kanë transmetuar mediat. e,xh/
/Shqiptarja.com