Kryetarë të njësive administrative Vlorë të dyshuar në kultivimin e lëndëve narkotike

Kryetarë të njësive administrative Vlorë të dyshuar në kultivimin e lëndëve narkotike

VLORË- Disa nga kryetarët e njësive administrative të Bashkisë së Vlorës, dyshohet se kanë dijeni apo janë të implikuar në kultivimin e drogës në zonat e thella malore.

Një raport i tillë ka mbëritur në fillim të pranverës nga policia në prokurorinë e Vlorës, ku akuza informohej se disa kryetarë të njësive administrative ishin përfshirë dhe kishin dijeni në kultivimin e lëndëve narkotike në Vlorë. “…ka dyshime se edhe kryetarët e njësive administrative, kanë dijeni për këtë aktivitet kriminal dhe nuk kanë njoftuar shërbimet policore duke favorizuar të dyshuarit e përfshirë në këtë aktivitet kriminal…”-thuhet në raportin e policisë. Nisur nga kjo situatë, prokuroria ka nisur hetimet për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “Kultivimit të lëndëve narkotike” dhe “Prodhimit dhe Shitjes së lëndëve narkotike”.

Dosja penale është ndërtuar duke u bazuar në informacionet e shërbimeve të policisë gjyqësore pranë seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikeve të Drejtorisë së Vlorës,të cilët kanë siguruar të dhëna se në fshatin Lapardha, në Njësinë Administrative Kote, Bashkia Selenicë,disa persona kanë organizuar një aktivitet kriminal në fushën e tregëtimit dhe kultivimit të bimëve narkotike, duke punësuar dhe krijuar kushtet për kultivimin e parcelave të vogla në mes të pyjeve të kësaj zone. Nga informacionet e marra rezultojnë dyshime se në këtë aktivitet janë implikuar Adhurim Jaupaj, Çerçiz (Bejo) Velaj, Donalt Lutaj, Ermal Çelaj, Isa Çelaj, Guro Hoxhaj, Klajdi Çuçaj, Perikli Çuçaj, Myzafer Çuçaj, Sander Likaj, Ardian Nikaj, Flori Nikaj dhe Daniel Nikaj. Ka dyshime se këta persona kryejnë role të ndryshme nëpërmjet gjetjes së parcelave për mbjellje, gjetjes së punëtorëve, transportit të materialeve dhe ushqimeve.

Po kështu jane kryer hetime nëpërmjet identifikimit të parcelave të kultivuara, ekspertimit të bimëve të dyshuara narkotike, ekspertimit daktiloskopik të sendeve të gjetura pranë parcelave të kultivuara, përgjime telefonike etj. Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se të implikuar në aktivitetin kriminal të kultivimit të bimëve narkotike janë Ardian Nikaj, Daniel Nikaj, Enton Likaj, Çerçiz Velaj etj. 7 persona janë arrestuar nga prokuroria të cilët janë lënë në masën e “arrestit në burg” në gjykatë. Ndërkohë hetimet për identifikimin e kryetarëve të njësive administrative në Vlorë, vijon të jetë ende i hapur.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kultivusi 1000 bim e lart: 30/10/2019 19:52

    shtet kurv ca jan ata emra aty ata jan te gjith te buka e gojes , me keta do bej karrier polici gjyqesores. Turp ti vi kti shteti qe po fut njerz kot ne burg.. Pse nuk meret me gangot e vlores apo ata u fusin koburen ne byth neper zyra ktyre te gjyqesores dhe ca bejn kta kapin nanj duke ber shurren neper prralle dhe e bejn tRafikant droge , qe ta di sander lleshi ca jan kta persona qe permemden ne ate listen aty e shkrin gjith policin e vlores i nxjer te gjith te pa aft dhe te korruptuar.. Turp policia e vlores turp i madh skandaloze analfabeta coban dhish te pa aft , nuk di ca te thuash per keta ..

    Përgjigju
  • Selenicë: 29/10/2019 23:03

    Bajga qe vetem drogë prodhojne keta leprit

    Përgjigju
  • Arben: 29/10/2019 21:14

    Po birçe aliraj ne llakatund e harruat

    Përgjigju
    • Selimi: 30/10/2019 14:47

      Ore mos e keni per rruzhdiun se ai merte vesh nga keto pune

    • Pajtim: 30/10/2019 00:00

      O arben po ku mer vesh bircja nga droga

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri