Konferenca e Kryetarëve ka vendosur të fus në kalendarin trejavor të punimeve të kuvendit projektligjin e Partisë Demokratike për hetimin ndërkombëtar të CEZ. Seanca plenare për kërkesën e PD-së për hetimin ndërkombëtar të marrëveshjes me CEZ do të zhvillohet më 19 nëntor.

Në sencën plenare të 1 tetorit mazhoranca e shtyu me 1 muaj propozimin e demokratëve për hetimin e çështjes CEZ me argumentin se program i punës se kuvendit ishte mbyllur deri në 5 nëntor.
 
Megjithatë përveç procedurës një tjetër disavatazh për opozitën është edhe fakti që socialistët e kanë bërë të qartë se nuk do ta votojnë propozimin e demokratëve .
 
Gjatë kësaj kohe kryedemokrati Basha, akuzoi dyshen Rama-Meta se po pengojnë qëllimisht zbardhjen e aferës së CEZ. Por lideri i opozitës ka siguruar se asnjëri prej tyre nuk do t’i shpëtojnë përgjegjësisë, pasi fjalën e fundit sipas tij e kanë qytetarët shqiptarë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)