Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi thirret në SPAK: U denonova nga qytetari që ishte kryer 3 ndërtime pa leje! Dje dëshmoi për 3 orë Vangjush Dako

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ku është marrë në pyetje nga hetuesit për rreth 90 minuta. 

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi raporton se Bushi është thirrur pas kallëzimit të një qytetari,Muharrem Hoqja që e akuzon për shpërdorim detyre. Sipas pretendimit të qytetarit Muharrem Hoqja,  Bushi i ka vënë përmes organeve që ka në juridiksion, gjobë. Këtë veprim, qytetari e ka kallëzuar në SPAK, me pretendimin se Bushi ka shpërdoruar detyrën. Më konkretisht, Muharrem Hoqja akuzon se Bushi dhe inspektoriati i Bashkisë ndërtimore të Krujës i kanë vendosur 3 gjoba me shumë totale 35 milionë lekë për ndërtim pa leje.

Në përfundim të marrjes në pyetje, Bushi teksa u largua nga ambientet e SPAK, zgjodhi që të mos fliste për mediat por bëri një sqarim në rrjete sociale. Bushi tha se qytetari kishte kryer 3 ndërtime pa leje ndaj e gjobitën në bazë të ligjit.

"Kam qenë në zyrat e SPAK për të dhënë dëshminë time ne lidhje me kallëzimin e një qytetari nga Kruja, Muharrem Hoqja, i cili ka pretendimet për sulme personale nga ana Kryetarit të Bashkisë Krujë, në lidhje me zbatimin e ligjit ndaj tij, për tre ndertime pa leje të bëra nga ky shtetas, ndaj të cilave janë marrë të gjitha masat ligjore!" - tha Bushi.

Bushi, rezulton një nga zyrtarët lokalë më të denoncuar në Prokurorinë e Posaçme. Ndaj tij, janë bërë 7 kallëzime penale, ku 2 prej tyre ka nisur hetimi e ndërsa SPAK ose ka vendosur shpalljen e moskompetencës ose pushimin e hetimeve.

Nga ana tjetër, referuar burimeve, në SPAK është paraqitur ditën e djeshme dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Ai është marrë në pyetje 3 orë rresht, por nuk dihet konkretisht se për cilën çështje bëhet fjalë.

Artur Bushi mban postin e kryetarit të Bashkisë së Krujës që prej gushtit të vitit 2015. Thirrja e Artur Bushit dhe Vangjush Dakos në SPAK, vjen pas arrestimit të një tjetër kryebashkiaku socialist. Lefter Alla, kryetar i bashkisë së Bulqizës u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme pas dyshimeve për abuzimin në tenderin 3 mln euro të ujësjellësit të Bulqizës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:57
Dëshmoi në SPAK, kryebashiaku i Krujës: U thirra për një qytetar që kishte bërë 3 ndërtime pa leje, u gjobit në bazë të ligjit

Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi ka reaguar për dëshminë që dha për 90 minuta në SPAK duke sqaruar se qytetari Muharrem Hoqja ka pretenduar se i është kruer sulm personal. Por Bushi thotë se kanë zbatuar ligjin ndaj tij për 3 ndërtime pa leje. Po ashtu hedh poshtë se në SPAK është thirrur lidhur me proçedurat e prokurimeve dhe tenderave publike.

“Duke respektuar strikt proçedurën hetimore dhe në respekt të informimit të publikut për aq sa më lejon ligji, dua të bëj me dije se sot kam qenë në zyrat e SPAK për të dhënë dëshminë time ne lidhje me kallëzimin e një qytetari nga Kruja, Muharrem Hoqja, i cili ka pretendimet për sulme personale nga ana Kryetarit të Bashkisë Krujë, në lidhje me zbatimin e ligjit ndaj tij, për tre ndertime pa leje të bëra nga ky shtetas, ndaj të cilave janë marrë të gjitha masat ligjore! Thirrja në SPAK ishte vetëm për këtë pjesë dhe nuk ka asnjë lidhje me proçedurat e prokurimeve dhe tenderave publike.

Dhashë shpjegimet e mia në përgjigje të ftesës së Prokurorisë, mbi çështjen në fjalë dhe do të vij sa herë që do të jetë e nevojshme prania ime, sepse unë nuk i shmangem të vërtetës dhe ligjit.

Çdo aludim tjetër dashakeq në media apo portale e quaj pjesë të fushatës politike të 14 Majit, e cila tashmë ka filluar dhe për fat të keq, opozita ka zgjedhur baltën dhe dezinformimin e publikut”, tha Bushi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aleks: 17/03/2023 12:38

    Gezim Topciut kur do i vije rradha se mezi po presim ta theresin ne SPAK .Shkateroi gjithe Bashkine e Maliqit.

    Përgjigju
    • xhemal: 17/03/2023 14:13

      Ju te maliqit do vij SaLikja e do i sjelle pushke e plumba,do Jua mbush oborrin plote me karavidhe ,e ne fund do u jap nga nje cek te bardhe si letrat me valere e pastaj do ringreje piramidat

  • Gjergj: 17/03/2023 12:09

    Kèta, janè sinonimet e rènies sè shtetit shqiptar dhe kthimi i tij nè njè SHPK. Lista e kètyre keqbèrèsve qè bota i ka shpallur me kohè NONGRATA, èshtè e gjatè. Ajo listè, kryesohet natyrisht nga Sali Gèrdeci dhe Ilir Hajduti. Ndaj, asgjè nuk do marrè kuptim, çfarèdo hetimi tè bèjè SPAK, nèse kryeplehrat e kètij vèndi, lihen jashtè kèsaj liste dhe bèjnè sot opozitèn, alternativèn qeverisèse. Alternativè kryehajdutèsh. Pika qè su bie.!!!

    Përgjigju
  • Keno: 17/03/2023 11:45

    Ububu. Gjatoshit po i fut uje varka nga te gjitha anet. Me kete ritem Ramushit i bie te bredhi lart e poshte vete e ti drejtoj bashkite.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 17/03/2023 11:03

    Si shkoi ajo puna e Thumanes ku vdiqen gjate termetit mbi 50 njerez sepse ky garipi i Krujes nuk i kishte strehuar ne banesa te certifikuara?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia