
Foto: Benjamin Netanyahu
Eric Adams ka njoftuar se do të takohet me Benjamin Netanyahun gjatë vizitës së Kryeministrit izraelit në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë një konference për shtyp mbi sigurinë për ngjarjen e OKB-së, e cila fillon javën e ardhshme, kryetarit të bashkisë iu bë pyetja nëse Departamenti i Policisë së Nju Jorkut po "përgatit urdhër-arreste" për krerët e shteteve të huaja.
"Do të takohem me disa prej tyre dhe mezi pres të takoj Netanyahun kur të mbërrijë në qytet. Ai do të mirëpritet si personalitetet e tjera", tha Adams, duke theksuar se "ekziston diçka që quhet imunitet diplomatik".
Kandidati për kryetar bashkie, Zohran Mamdani, nga ana e tij, ka deklaruar se nëse zgjidhet, ai do të arrestojë Netanyahun në bazë të urdhër-arrestes së lëshuar kundër tij nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), megjithëse kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut i mungon autoriteti për ta bërë këtë pasi GJNP-ja nuk ka juridiksion në Shtetet e Bashkuara dhe ligji federal u ndalon subjekteve amerikane të bashkëpunojnë me GJNP-në.
Lajmi kryesor:
Ushtria izraelite: Do të përdorim forcë të paparë në qytetin e Gazës, banorët duhet të largohen! Më shumë se 450 mijë palestinezë të evakuuar











